Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Eurobondi 650 mln euro, Ridvan Bode në një mendje me Edi Ramën: Është i keq, por i domosdoshëm për të mos bllokuar ekonominë

21:04 / June 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ridvan bode
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria mori një borxh prej 650 milion eurosh në tregjet financiare ndërkombëtare për të përballuar krizën ekonomike të shkaktuar si pasojë e pandemisë Covid-19. Në një intervistë për ”Ora News”, ish-Ministri i Financave dhe anëtari i Këshillit Mbikqyrës në Bankën e Shqipërisë Ridvan Bode, tha se marrja e eurobondit ishte e pashmangshme në situatën në të cilën ndodhet vendi. Sipas tij, borxhi publik është instrumenti më i përshtatshëm për të përballuar krizën.

Ridvan Bode tha se: ”Instrumenti i zgjedhur për mua është i përshtatshëm. Jo sepse ka kosto më të ulët por sepse është më i sigurt, është më afatgjatë, dhe jep një kontribut në ekonominë shqiptare sepse fut para të freskët në një periudhë që ka nevojë. Deficiti buxhetor do jetë më i madhi historik që ka pasur ndonjëherë vendi dhe ka nevojë të financohet. Sigurisht që borxhet janë kosto shtesë. Nuk shlyhet vetëm borxhi por edhe interesat. Kjo e bën borxhin më të kushtueshëm në krahasim me instrumentet e tjerë, por kur ekonomia kërkon të stimulohet, apo në rastin tonë edhe të fatkeqësisë natyrore, rritja e deficitit dhe borxhit publik bëhet e pashmangshme. Sot e gjithë bota i është drejtuar rritjes së deficitit dhe borxhit publik si instrumente për të zhbllokuar ekonominë si pasojë e pandemisë dhe karantinës.”

Bode tha se borxhi në perspektivë është i keq por është i domosdoshëm për të mos bllokuar ekonominë apo mirëqënien.

Ish ministri Bode shtoi: ”Ky borxh sigurisht do dëmtojë kapacitetin tonë afatmesëm, afatgjatë për të  marrë borxh dhe për të qenë kompetitivë në tregjet financiare globale, por mendoj që kështu u gjykua për të kapërcyer situatën. Rritja e borxhit publik, përveç nevojës për të shlyer huanë e marrë ndër vite, do të implikojë edhe kostot që vijnë nga interesat e borxhit. Ne kemi kontraktuar një borxh publik  i cili nuk bazohet në norma fikse interesi. Borxhi është i keq në perspektivë, por është i domosdoshëm në një moment të caktuar për të mos bllokuar tërësisht ekonominë apo për të provuar më të keqen që do ishte degradim i ekonomisë së vendit apo i mirëqënies sociale. Është një marrëveshje ose pazar që bën politika e momentit me të ardhmen.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Buxheti në ‘filtrin’ e Këshillit Fiskal/ Këshilli i Ministrave miraton projektligjin, ja si do të funksionojë institucioni i ri i pavarur

16:43 / October 3, 2026

Rivlerësimi me tatim 5%, Tatimet: Qytetarët dhe bizneset kursyen 156 milionë euro

16:30 / October 3, 2026

Një kullë do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”, shpallet kompania fituese

19:40 / October 1, 2026

Tejkalohen kërkesat për kreditë 0% për strehim, zbulohet ministria me numrin rekord të aplikimeve

17:39 / September 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.