Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Eurodeputeti Mandl: Serbia ka një urrejtjeje dhe ideologji shumë negative ndaj Kosovës

16:55 / January 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mandl 717x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eurodeputeti  Lukas Mandl në një intervistë për The Geopost ka deklaruar se Europa ka nevojë për SHBA pasi nuk munden të të ndihmojmë plotësisht veten.

Ai ka shtuar se Serbia ka një atmosferë urrejtjeje e një ideologji shumë negative ndaj Kosovës.

“Duhet të jemi të qartë për faktin se edhe në këtë gjendje agresioni nga jashtë në tokën evropiane, ne nuk jemi në gjendje të ndihmojmë plotësisht veten në Evropë, ne përsëri kemi nevojë për ndihmën e SHBA-së dhe dua të jem i sinqertë për këtë dhe të jem gjithmonë i qartë dhe transparent për këtë, por gjithsesi, Bashkimi Evropian po bën më shumë se kurrë më parë”, tha Mandl.

Eurodeputeti austriak shton se gjithmonë është Serbia që e bllokon Kosovën.

“Nuk është Kosova që bllokon Serbinë, është gjithmonë Serbia që bllokon Kosovën, madje edhe më e keqja, është qartazi një atmosferë urrejtjeje, një ideologji shumë negative ndaj Kosovës nga ky fqinj verior”, shtoi ai.

Mandl duke folur për agresionin ushtarak rus në Ukrainë thekson se Evropa po bën më shumë se kurrë më parë karshi kësaj situate.

“Evropa po bën më shumë se kurrë më parë në një situatë të tillë, nga ana tjetër nuk ka pasur një situatë të tillë që nga viti 1945, ka pasur luftërat ballkanike, ka pasur edhe sulmin kundër Kosovës, agresionin ndaj Kosovës dhe atë kohë Evropa nuk ishte në gjendje të zgjidhte vetë çështjet në tokën evropiane, ajo kishte nevojë për ndihmë nga jashtë dhe ne mund të jemi të qartë për këtë, ajo kishte nevojë për ndihmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thekson Mandl.
Sipas tij, nëse marrëveshja përfundimtare me Serbinë ka njohjen reciproke atëherë do t’i kontribuonte paqes dhe stabilitetit të rajonit.

“Shpresoj se do të jetë së shpejti dhe marrëveshja përfundimtare mund të jetë përfundimtare vetëm nëse ka të bëjë me njohjen reciproke në çdo aspekt dhe një kontakt të mirë të bashkëpunimit midis vendeve që janë edhe vende fqinje, kështu që kjo është objektivi dhe çdo gjë tjetër do të ishte shumë pak për t’i shërbyer të ardhmes së mirë në paqe dhe prosperitet dhe liri për të gjithë”, thekson ai.

Në këtë intervistë, po ashtu ai ka komentuar iniciativën e Parlamentit Evropian për të krijuar një Komisioni për komisionarin Oliver Varhelyi për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me Aleksandar Vuçiçin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky: Negociatorët amerikanë kishin ide të mira për fundin e luftës

13:37 / September 8, 2026

Grabitje në muzeun e Renoir në Francë, vidhen katër vepra arti me vlerë 9 milionë euro

10:18 / September 8, 2026

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

“CDU-ja është tronditur nga themelet pas suksesit të AfD-së”- Kancelari Merz: Dorëheqja nuk është një opsion për mua

17:21 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.