Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Eurodeputetja: BE-ja nuk duhet të humbasë besueshmërinë në Ballkanin Perëndimor

16:15 / June 20, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
8u
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eurodeputetja dhe njëkohësisht raportuesja e Kosovës për Parlamentin Evropian, Viola von Cramon u shpreh se Brukseli duhet të japë sinjale pozitive për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në prag të vendimit të kësaj jave për dhënien e statusit kandidat për Ukrainën dhe dy shtetet e tjerë ish sovjetike.

Gjatë një vizitë në Sarajavë më 19 qershor, deputetja gjermane e “Të gjelbërve” u shpreh se hapja e menjëhershme e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të ndihmonin në ruajtjen e besueshmërisë në rajon.

Komentet vijnë pasi Sllovenia, një shtet anëtar i BE-së, bëri thirrje për pranimin e përshpejtuar të anëtarëve aspirantë në Ballkanin Perëndimor dhe dhënien e statusit të kandidatit për Bosnje-Hercegovinën, e cila po përballet me përpjekjet ndarëse nga udhëheqësit etnikë serbë që janë aleatë të ngushtë me Moskën.

“Ne, parlamentarët evropianë themi gjithnjë se në rast se Moldavia dhe Ukraina marrin statusin e kandidatit, atëherë ne duhet t’i japim diçka edhe shteteve të Ballkanit Perëndimor për t’i treguar atyre se ne jemi të besueshëm dhe se nuk ka humbur shpresa”, – deklaroi von Cramon.

E pyetur nga gazetarët mbi vendimet specifike që BE-ja duhet të marrë, ajo citoi hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, dhënien e statusit kandidat për Bosnjën, dhe liberalizimi i vizave për Kosovën.

Në një letër drejtuar presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, presidenti slloven Borut Pahor më 16 qershor tha se shtetet e Ballkanit Perëndimor dukeshin gjithnjë e më larg BE-së, pavarësisht premtimeve të së kaluarës, ndërsa Ukraina dhe Moldavia ishin duke u ndjekur me shpejtësi që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.

Pahor e quajti Bosnjën një rrezik të nacionalizmit dhe paqëndrueshmërisë – duke përmendur separatizmin serb të Bosnjës me mbështetjen e heshtur ruse – dhe tha se ishte “absolutisht e nevojshme që Bosnje-Hercegovinës t’i jepej pa kushte statusi i kandidatit për anëtarësim në BE”.

Liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së do të marrin këtë javë në konsideratë aplikimet e Ukrainës, Moldavisë dhe Gjerogjisë në samitin që do të zhvillohet më 23 dhe 24 qershor.

“Qëllimi i propozimit slloven që sugjeron dhënien pa vonesa të mëtejshme të statusit të kandidatit në BE për [Bosnjën] është të dërgojë një sinjal pozitiv të menjëhershëm për [Bosnjën] dhe gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor,” thuhet në propozimin e Pahor.

Një sinjal i tillë për [Bosnjën], hapja e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, si dhe liberalizimi i vizave për Kosovën do të rikonfirmonte përkushtimin e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor.

Von Cramon-Taubadel ishte në Sarajevë së bashku me një delegacion të BE-së për të mësuar më shumë rreth situatës në Bosnje, e cila ende qeveriset sipas një marrëveshjeje me bazë etnike në vitin 1995 që i dha fund viteve të luftimeve intensive në Bosnje pas shpërbërjes së Jugosllavisë./ Rel

Ballkanit Perëndimor eurodeputete Viola von Cramon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.