Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Eurodeputetja raportuese për Serbinë: Zgjedhjet vërtetuan se demokracia është e dëmtuar nga pushteti i Vuçiç, kështu nuk futen dot në BE

23:34 / June 23, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gramon T
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Reportuesja për Serbinë nga grupi i Gjelbërve në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, ka komentuar në rezultatet e zgjedhjeve nacionale dhe komunale në Serbi duke thënë se shumë kohë para zgjedhjeve të djeshme, u bë e qartë se zgjedhjet serbe nuk i arrijnë standardet themelore demokratike.

“Partia në pushtet ka përdorur burimet shtetërore si të vetat; peizazhi mediatik nuk lejonte një debat të vërtetë, ngacmimi dhe frikësimi i politikanëve të opozitës nuk bënë të mundur zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Bojkoti shkaktoi një situatë ku fituesi ishte i qartë para se të fillonin zgjedhjet“, deklaroi von Cramon-Taubadel.

Ajo shtoi se Bashkimi Evropian nuk ka ngritur shqetësimet e tij gjatë viteve të kaluara dhe “ne e lejojmë që kjo prapambetje demokratike të ndodhë në Serbi“.

“Aleksandar Vuçiç ka një premtim të ketë një vend të qëndrueshëm në lagjen tonë. Por stabiliteti nuk është i mjaftueshëm: ne duam të shohim një Serbi demokratike. Në këto rrethana, kur demokracia serbe është në formën e saj aktuale, vendi nuk mund të anëtarësohet në BE”, tha ajo.

Serbia ka mbajtur zgjedhjet e saj e përgjithshme dhe vendore në 21 qershor, pasi ato u shtynë nga prilli për shkak të krizës COVID-19. Në njoftimin për shtyp thuhet se shumica e partive opozitare kanë bojkotuar zgjedhjet dhe se para përfundimit të numërimit, duket se koalicioni qeverisës do të ketë mbi 220 vende nga 250.

Serbise Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.