Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Euronews / “Po nënvlerësojmë zakonin e Rusisë, për të blerë politikanë në Europë”

12:00 / July 15, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
moske
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Itali janë ndezur shumë polemikat mbi marrëdhëniet e rrezikshme mes La Legas dhe Moskës. Në Rusi ekziston një ideologji politike që justifikon futjen e hundëve në politikën e kontinentit të vjetër.

Për të kuptuar më shumë, Euronews ka biseduar me Vessela Tcherneva, zëvendës presidente e Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, e cila në lidhje me ndërhyrjet e Kremlinit pohon:

“Doktrina euroaziatike është një kombinim i gjeografisë dhe vlerave. Bëhet fjalë për vlera konservatore që magjepsin shumë njerëz.

Janë vlera që përpiqen të mohojnë iluminizmin evropian dhe gjithçka që Evropa ka arritur, sa u përket të drejtave të njeriut, liritë e individit dhe lirinë e shtypit.

Ka shumë njerëz në Kremlin, të cilët besojnë se duke ushqyer një agjendë kundër homoseksualëve, nacionaliste, një agjendë që mohon të drejtat e njeriut, kundër rregullave evropiane, do ia dalin që të përçajnë Evropën dhe do ta arrijnë nga brenda”.

Shumë parti kanë shfaqur një afërsi me Kremlinin dhe teoritë e tij. Çfarë duhet të bëjë Evropa për t’u mbrojtur?

“Duhet që të krijojë një lloj kordoni sanitar përreth atyre politikanëve që janë shumë miqësorë me Moskën në Evropë, mbi të gjitha në Parlamentin Evropian dhe në institucionet evropiane. Dhe të mos jemi naivë. Përgjithësisht, kush është shumë mik me Rusinë, e bën për interesa financiare”.

Edhe këta politikanë që shohin nga Rusia, a e kuptojnë që kjo marrëdhënie me Moskën mund të bëhet një raport varësie?

“Jam e bindur që nënvlerësojnë zakonin e Rusisë për të blerë politikanë në Evropë, dhe duke bërë kështu, zgjeron sferën e vet të influencës. Kjo taktikë po shpërblen, sepse ka shumë njerëz që mendojnë se Evropa duhet të jetë më sovrane. Që shtetet anëtare duhet të jenë më sovranë në një kontekst evropian, dhe fatkeqësisht ky është një kontekst i favorshëm për ekspansionin rus”.

Euronews – Bota.al

moske
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër: “Puna ime ka mbaruar”, Andy Burnham merr drejtimin e Britanisë

13:40 / July 20, 2026

Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran rrit çmimin e naftës

13:21 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.