Rusia vendi më i prekur për shkak të Covid-19 ,rritje me 15% të rasteve
Europa është i vetmi kontinent i cili ka regjistruar një rritje të rasteve me koronavirus.
Në vlerësimin e saj javor të pandemisë, agjencia shëndetësore e OKB-së tha se kishte rreth 2.7 milionë raste të reja të COVID-19 dhe më shumë se 46,000 vdekje javën e kaluar.
Rritja e rasteve dhe vdekjeve lidhet me ndërprerjen e vaksinimeve, lehtësimin e masave kufizuese në shumë vende evropiane, por edhe për shkak të përhapjes së mutacionit Delta.
Britania e Madhe, Rusia dhe Turqia janë vendet më të prekura për shkak të COVID-19 në Europë.
Pavarësisht mungesës së vaksinave në Afrikë në këtë kontinent është vënë re një ulje e rasteve me 18%.
Gjatë javës së kaluar, Rusia ka thyer në mënyrë të përsëritur rekorde të reja ditore për rastet e COVID-19 dhe numri i infeksioneve në Mbretërinë e Bashkuar është rritur në nivele që nuk janë parë që nga mesi i Korrikut.
Qeveria ruse është përpjekur për të vaksinuar popullsinë, por për shkak të skepticizmit të vaksinës, vetëm rreth 32% e njerëzve janë imunizuar pavarësisht disponueshmërisë së vaksinës Sputnik V.
Rusia ka deri tani numrin më të madh të vdekjeve nga viruset në Evropë, me më shumë se 225,000 vdekje.