Pas Champions League, mbrëmjen e sotme edhe Europa League luan çerekfinalet e para. Vëmendja me siguri do të jetë te Mançester Junajtid që luan në transfertën spanjolle ndaj Granadas. Djajtë e Kuq janë një nga ekipet favorite për t’i shkuar deri në fund këtij kompeticioni dhe këtë e treguan edhe kur eliminuan Milanin një fazë më parë.
Sakaq, një tjetër ndeshje me shumë rivalitet është ajo e Holandës, mes Ajaksit dhe Romës. Italianët nuk janë në momentin e tyre më të mirë teksa posti i trajnerit Fonseka është gjithnjë në dyshim, megjithatë ekipi do të kërkojë të mbajë lart flamurin italian në Europë si i vetmi ekip që mbetet.
Nga ana tjetër, Ajaks ka treguar se në komepticionet europiane di si të sillet. Ndërkohë, dy ndeshjet e tjera të mbrëmjes janë ato mes Arsenal dhe Slavias së Pragës e Dinamo Zagreb ndaj Vijareal. /VipSport.al/
Ndeshjet:
21:00 Ajaks-Roma
21:00 Arsenal-Slavia Pragë
21:00 Dinamo Zagreb-Vijareal
21:00 Granada-Mançester Junajtid
