Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Europa nuk po ndryshon”, Rama kritika BE-së: Kosova nën regjimin barbar lëvizte lirshëm në Europë, me çlirimtarët është peng

15:02 / August 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ndodhet ne Austri ku po merr pjesë në “European Forum Alpbach”. Gjatë fjalës së tij në këtë forum, kreu i qeverisë tha se nuk po e sheh Europën të ndryshojë.

“Nuk e shoh Europën të ndryshojë. Çështja është sesi vetë Europa po ndryshon dhe nuk duket sikur po ndryshon ne asnjë farë mënyre. Është një lloj inercie midis një lufte ku nga një anë janë rusët dhe nga ana tjetër Ukrainas, dhe amerikanët që po japin një mbështetje të madhe, ndërsa Europa po bashkohet. Në fund të fundit nuk janë të gjitha premisat për të qenë optimist.

Nëse do ta shohim në një pamje të përgjithshme do të ndjeheshim mirë. Por po të hynim në detaje do të kuptojmë se ajo çfarë shohim në panoramë të përgjithshme është reagues, që është një mënyrë e mirë për të reaguar. Por nuk është një veprim proaktiv për të ndryshuar disa gjëra që ekzistojnë dhe thërrasin për drejtësi”, tha Rama.

Kryeministri u ndal më tej edhe tek Kosova, teksa u shpreh se kur ishte nën regjim barbar të serbëve qytetarët e Kosovës lëviznin të lirë dhe sot jo, pasi vizat nuk janë liberalizuar.

“Kosova u çlirua nga fuqitë e mëdha. Nën regjimin barbar ata mund të lëvizin lirisht në Evropë dhe me çlirimtarët ata janë peng. Gjyshërit e fëmijëve që kanë lindur në Kosovën e lirë, mund të shkonin në Austri, fëmijët nuk mund të lëviznin sepse nuk ka liberalizim të vizave”, tha Rama.

Kryeministri kujtoi edhe çështjen e vaksinave të koronavirusit, duke akuzuar BE-në që nuk u interesua për vendet e Ballkanit. “Nuk e vramë mendje për vaksinat. Na u desh të vrapojmë pas Kinës. Pa presidentin e Turqisë nuk do të kishim pasur vaksinat”, tha Rama.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rregullorja e re/ Avokatët bojkot pa afat për gjyqet në GJKKO: Ndalimi i celularit na cenon punën

15:56 / September 8, 2026

Rama me dy objektiva për teknologjinë: 1 mld € eksporte brenda dekadës dhe më pak varësi nga tenderat

14:30 / September 8, 2026

“Aplikimet në e-Albania rriten me 40 përqind”/ Rama: Programi i AI i detyruar për administratën

14:27 / September 8, 2026

Zhvillimi i teknologjisë përmes “AI”/ Rama: Po përgatitemi për një program kombëtar, rritje pagash domethënëse në këtë sektor

14:24 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.