Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Europa po kërkon 500 mijë kamionistë

13:11 / October 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto Kamion i kuq 1068x6011681469144 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Europa po kërkon aktualisht rreth 500 mijë kamionistë.

Të gjesh sot një shofer kamioni, po bëhet si të kërkosh gjilpërën në kashtë. Ky është një profesion që siguron të ardhura të kënaqshme. Vendet e Bashkimit Europian paguajnë mesatarisht 3500-4000 euro për shoferin e kamionit. Ndërsa në Amerikë japin 7000 dollarë në muaj.

“Kjo është mëse e vërtetë që ka një krizë për kamionistë. Ne na kërkojnë nga vende të BE-së, si Italia, Polonia, Hungaria, Rumania. Kjo mungesë shpjegohet me konfliktin në Ukrainë. Marrim p.sh. Italinë, që deri para kësaj luftë e kishte pjesën më të madhe të kamionistëve nga Ukraina dhe Rusia. Një arsye tjetër është që të rinjtë nuk i qasen këtij profesioni, pasi është me shumë vështirësi. Je larg shtëpisë për ditë e javë me radhë.

Duhet të bësh edhe ngarkim-shkarkim. Mosha mesatare e kamionistëve ekzistues është 50 vjeç. Por një shofer punon deri në 55 vjeç, pasi funksionet që janë kriter, si shikimi, dëgjimi, përqendrimi vijnë duke u dobësuar. Gratë e kanë pothuaj të pamundur të bëhen kamionistë. Profesioni i kamionistit është shumë i rëndësishëm për një shoqëri, pasi merret me transportin e të gjitha produkteve mbi të cilat bazohet jeta jonë, duke nisur që nga ushqimet e me radhë.

Të gjendur në këtë emergjencë, Komisioni Europian është duke shqyrtuar disa direktiva, ku një ndër pikat është që duke filluar nga vitit 2024, lehtësimi procedurave të lejes së punës dhe lejes së qëndrimit për shtetasit jashtë vendeve të BE-së dhe zgjatjes së lejes së qëndrimit për ata që janë tashmë në punë”, u shpreh për TCH, Eralda Ymerali, agjente Punësimi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shtatori sjell borën e parë, zbardhen bjeshkët e Tropojës

10:52 / September 26, 2026

BSH: Sektori i turizmit ndikim pozitiv tek punësimi

13:34 / September 25, 2026

Nis raundi i dytë i regjistrimeve në universitetet publike, kandidati i shpallur fitues ka dy ditë kohë për regjistrimin

10:27 / September 25, 2026

Të dielën “Tiranathlon”, rrugët që bllokohen dhe kufizimet në trafik

09:50 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.