Plotësohet kuadri i 24 skuadrave finaliste të Euro 2020, që tashmë është kthyer në Euro 2021 për shkak të COVID-19. Maqedonia e Veirut ishte para nga katër skuadrat e fundit që preu biletën me fitoren e saj, ndërsa më pas u janë bashkuar edhe tre skuadra të tjera që kanë fituar ndeshjet përkatëse të play-off të turneut, të gjitha të mbyllura në mënyrë dramatike.
Dramën më të madhe e ka përjetuar Serbia e cila është mundur në shtëpi me penallti nga Skocia. Serbët e panë veten në disavantazh pas golit të Kristi, por arritën të barazonin shifrat me Joviç në minutën e 90 të duelit. Në shtesa, asgjë nuk ndryshoi dhe skuadrat iu drejtuan pikës së bardhë, ku me penallti triumfoi Skocia që ishte perfekte në 5 goditjet e saj, ndërsa Mitroviç shpërdoroi të fundit për Serbinë.
Hungaria ka mundur në shtëpi 2-1 me përmbysje Islandën, pasi për pjesën më të madhe të ndeshjes ishte në ndjekje pas golit të Sigurdson. Nego në minute e 88 barazoi shifrat ndërsa dueli u vendos në minute e 92-të nga goli i Szaboszalai që vulosi fitoren 2-1 dhe kualifikimin e mëtejshëm në turne, duke lënë jashtë surprizën e Europianit të katër viteve më parë.
Ndërkohë, Sllovakia ka fituar me drithërima në fushën e Irlandës së Veriut, duke mposhtur 2-1 vendasit. Kuçka shënoi për sllovakët, por Skrinjar në minutën e 88 me autogol bëri që sfida të shkonte në shtesa. Aty, Duris shënoi golin e fitores për ekipin e tij në minutën e 110.
