Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

EUROPOL finalizon mega-operacionin/ Arrestohen 330 persona, 19 prej tyre në Shqipëri

15:20 / October 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Europol ka finalizuar një mega-operacion, falë të cilit kanë rënë në pranga 330 persona nga 27 vende, mes të cilave edhe Shqipëria. Operacioni është zhvilluar në periudhën 15-18 shtator, dhe në të janë shënjestruar persona për vepra të ndryshme penale si trafikim armësh, lëndësh narkotike dhe trafikim të qenieve njerëzore.

Pas informacionit të publikuar nga Europol më 28 shtator, këtë të shtunë, Policia e Shtetit njoftoi edhe për rolin që ka luajtur gjatë këtij operacionit, të quajtur “Ditët e Përbashkëta”.

Në Shqipëri janë arrestuar 19 persona, ndërsa është nisur procedim penal ndaj 18 të tjerëve, ndërsa një person është shpallur në kërkim. Të gjithë personat e përfshirë akuzohen për vepra të ndryshme penale si prodhimi dhe shitja e narkotikëve në 14 raste, dhënie ndihmë për kalim të paligjshme të kufirit (lehtësimit të migracionit të paligjshëm) në 8 raste, prodhimi dhe shitja e narkotikëve dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve në 3 raste, trafikim i mjeteve motorike në 2 raste, falsifikimi i dokumenteve (mashtrimit me dokumentet) në 1 rast, kalimi i paligjshëm i kufirit në 1 rast dhe armëmbajtje pa leje në 1 rast. Gjatë operacionit në Shqipëri, janë sekuestruar dy armë zjarri, lëndë narkotike, kokainë, heroinë, e kanabis si dhe janë bllokuar 143 emigrantë të paligjshëm.

Operacioni është zhvilluar në 17 vende anëtarë të BE dhe 10 vende jo anëtare. Në total u përfshinë 11 mijë efektivë. Gjatë operacionit u sekuestruan 154 armë zjarri (mes të cilave 65 pistoleta dhe 86 pushkë), 57 granata dore dhe lëndë shpërthyese, 2125 municione, 719 kg kanabis dhe 920 rrënjë marijuane.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Haga”: Mandati i Dhomave të Specializuara varet nga BE

12:33 / September 19, 2026

Krim në familje, burri vret gruan me thikë në Tiranë/ Autori në kërkim

12:27 / September 19, 2026

Shërbimi dentar shkon te fëmijët në zonat rurale, zgjerohet depistimi

10:15 / September 19, 2026

Shqipëria futet në “hartën” e eksplorimit hapësinor, firmos Marrëveshjet Artemis të udhëhequra nga NASA dhe SHBA

09:57 / September 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.