Europa ka shënuar një rritje dramatike të vdekjeve në fillim të pranverës së këtij viti, që kanë qenë më të lartat në Itali dhe Spanjë sipas të dhënave që janë publikuar nga Instituti Europian i Statistikave, Eurostat.
Eurostat ka krahasuar numrin e vdekjeve javore në vitin 2020 me të dhënat e vdekshmërisë nga vitet e mëparshme (mesatarja gjatë vitit 2016 deri në 2019) për 31 vendet evropiane për të cilat janë të dhëna të disponueshme, nga të cilat ka rezultuar se midis javës së 11 dhe 24 të këtij viti, janë konstatuar 237 mijë vdekje më shumë se mesatarja e të njëjtës periudhë 2016-2019.
Ndërsa ekzistojnë diferenca të rëndësishme midis vendeve dhe rajoneve, në përgjithësi javët e para të vitit kanë vlera më të ulëta sesa ato të vërejtura në vitet e mëparshme. Sidoqoftë, ndërsa në vitet e tjera vdekshmëria filloi të ulet rreth kësaj kohe të vitit, në vitin 2020 numri i vdekjeve fillon të rritet papritur në fillim të Marsit, që korrespondon me javën 10. Nga java 11 (9-15 mars 2020), vlerat e vitit 2020 tejkalojnë ato të regjistruara mesatarisht në vitet e mëparshme. Ky hendek është në kulmin e tij në javën e 14 (30 Mars deri më 5 Prill)- shiko hartat në fund.
Gjatë viteve të tjera, të dhënat tregojnë se vdekjet nga viruset ishin më të larta në shkurt dhe fillim marsit dhe më pas fillonin e zbrisnin nga mesi i marsit deri në maj.
Por në vitin 2020, vdekjet kumulative të regjistruara pas javës së nëntë deri në javën e 14 janë më të larta se në çdo vit tjetër të mëparshëm.
Kur krahason vitin 2020 me mesataren e katër viteve të fundit, nga java 24 ndryshimi tejkalon 227 000 vdekje. Midis javëve 11 dhe 24 (javët me diferencë pozitive midis vitit 2020 dhe mesatares së 2016-2019 – siç tregohet në grafikun më poshtë), ka 237 000 vdekje shtesë për 31 vendet e analizuara./ Monitor