Shqiptarë kryesojnë listën e shtetasve të cilët u kthyen në një vend tjetër pas një urdhri për t’u larguar nga territori i një vendi të caktuar të Bashkimit Evropian gjatë vitit 2022, ndërsa janë në vend të dytë në listën e refuzimit të hyrjes në një vend të Bashkimit Evropian po gjatë vitit të kaluar.
Shifrat janë bërë me dije nga një raport i Eurostat, sipas të cilit rreth 9950 shqiptarët janë kthyer në një vend tjetër pas një urdhri largimi nga një vend i Bashkimit Evropian, ndjekur nga gjeorgjianët, 8 040 dhe sirianët, 5 590.
Ndërkohë, po sipas Eursostat, rreth 15630 shtetasve shqiptarë u është refuzuar hyrja në një shtet të BE, teksa lista kryesohet nga ukrainasit me 28890 persona dhe në vend të tretë renditen shtetasit e Rusisë me 10 860 persona.
Franca ka raportuar numrin më të madh të shtetasve jashtë BE-së të kthyer, 14 240, e ndjekur nga Gjermania me 13 130 dhe më pas Suedia me10 490.