Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Eurovision 2023 thyen rekorde, më i shikuari në histori

12:07 / May 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
345656827 9103802089694448 8070514579118012904 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë vit festivali i “Eurovision 2023W u mbajt në Liverpool të Anglisë në vend të Ukrainës që nuk e pati të mundur një organizim të tillë për shkak të luftës që po zhvillohet. Eurovision 2023 gdhendi emrin e saj në historinë e këtij festivali duke thyer rekorde shikueshmërie.

Në Mbretërinë e Bashkuar, pati një maksimum shikueshmërie prej pesë minutash nga 11 milionë njerëz dhe një shifër mesatare e shikueshmërisë prej 9.9 milionë sosh, që barazohet me 63% të audiencës televizive.

Rekordi i mëparshëm ishte finalja e vitit 2011, kur një mesatare prej 9.5 milionë vetash u akorduan për të parë edicionin ku fitues u shpall shteti i Azerbajxhanit. Vitin e kaluar, finalja në Torino u ndoq mesatarisht nga 8.9 milionë shikues.

‘Eurovision 2023’ u fitua nga Suedia me përfaqësuese artisten Loreen, e cila gjithashtu bëri histori duke u bërë gruaja e parë që fitoi dy herë festivalin. Ajo triumfoi të shtunën me baladën e saj të fuqishme me titull “Tattoo”– që erdhi më shumë se një dekadë pas fitores së saj në vitin 2012 me këngën “Euphoria”.

Për shkak të luftës, u vendos që Eurovisioni të mbahej në Britaninë e Madhe, nënkampionja e vitit të kaluar. Liverpool-i premtoi “festën më të mirë dhe të madhe ndonjëherë” dhe, siç është pranuar gjerësisht, nuk i zhgënjeu shikuesit e këtij festivali.

Vetë spektakli ishte po aq i shkëlqyeshëm dhe përrallor siç prisnin fansat e Eurovision-it.Por ajo që ndikoi ishte Ukarina, e cila u vendos në qendër të vëmendjes së festivalit.Kërkimet, guximi, zemra dhe autenticiteti, gjithçka që është bërë ka pasur Ukrainën në qendër

Eurovision
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tom Cruise lavdëron publikisht Kate Middleton: William bëri zgjedhje të zgjuar

22:06 / September 29, 2026

Pas 12 vitesh, Rita Ora merr më në fund patentën e makinës në Los Angeles

11:51 / September 29, 2026

Damiano David dhe Dove Cameron kurorëzojnë dashurinë/ Çfarë e bëri kaq të veçantë ceremoninë e tyre në Toskanë?”

22:40 / September 25, 2026

Nga politikani te gazetari i njohur, Bledi Mane zbulon banorët e sezonit të ri të “Big Brother VIP”?

12:55 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.