Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Evi Kokalari: Berisha si Enver Hoxha, më sulmojnë që të mbyll gojën por do ta shkrij kupolën e “Foltores”

20:47 / April 18, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aktivistja e njohur shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, e cila i qëndroi në krah Sali Berishës në ditët më të këqija të jetës pas shpalljes “non grata”, ka bërë së fundmi reagime të ashpra ndaj ish-mikut dhe ndjekësve të tij. Ajo ka qenë mjaft denoncuese dhe kritike ndaj lëvizjes së Berishës dhe së fundmi, i ka shtuar dozat pas mitingut në stadiumin “Air Albania” duke pasur edhe kundër-reagime të forta.

Ditë e djeshme ajo i ka “bombarduar” rrjetet sociale me disa postime rresht të ashpra dhe pikante, duke atakuar Berishën dhe Albana Vokshin, (edhe shumë të tjerë), dhe deklaruar se PD e tij, po drejtohet njësoj siç Enveri me Nexhmijen drejtonin PPSH-në.
Reagimi numër 1:

I thoni Sonila Meços qe nuk i ka numëruar njeri karriget bosh ne Air-Albania, sepse nuk ishte e nevojshme. Braktisja qe masive kur konsideron fillimin e pjesëmarrjes në atë stadium. Ajo braktisje tregoi qe kjo opozite nuk mund ta ndaloje fluksin e Shqiptareve qe braktisin vendin, sepse ka humbur mbështetje. Dhe ti ketë narrative ndihmon çdo dite. Opozita qe ti i bën Ramës është me mllef brenda, sepse te mbylli Agon TV. Për këtë s’të ve faj por sa here ke bere opozite te vërtet duke ngritur zërin qe opozita e ka armikun brenda, ne gjirin e saj? Apo hapi i lehte i Metës drejt kryesisë se PD-së, nuk te bën asnje përshtypje? Dil thuaj publikisht qe koalicioni Meta-Berisha është i shëndetshëm e do ti ktheje Shqiptaret ne atdhe? Por ti e di shume qe kjo nuk është aspak e vërtet, por vazhdon i bën temenaja dorës qe te ushqen, pa kuptuar qe demin me te madh, ju gazetaret ‘ e opozitës’, ja bëni popullit, dhe si pasoj, vetes. Por nejse, përpara me revolucionin e integrimit socialist. Ju te gjithë bashkë jeni arsyeja pse fjalimi Berishës u braktise në atë fare feje. Por kam një parandjenje që braktisjen më të madhe do ta merrni mbas 14 Majit, sepse shqiptaret durojnë, por dhe aq budallenjve sa i bëni ju nuk janë.

Reagimi numër 2:
Tashti më thonë të gjitha urdhrat Liljana Elmazi i merr nga Albana Vokshi. Albana Vokshi, I am watching you!!! Dhe nuk do të të ndahem derisa ta shkrij kupolën tuaj dhe të hapet ajo parti, pa ju në krye që po e drejtoni si Enveri me Nexhmijen drejtuan Komitetin Qendror. PD o do shkrihet fare, o do rithemelohet siç duhet, e bashkuar pa ju monstrat që e vetmja mënyrë për të qenë në krye është me manipulime dhe vjedhje. Kjo shpjegon afrimitetin tuaj me Metën, se ideologjikisht jeni njësoj. Dhe qëllimet për pushtet dhe pazare njësoj i keni. Berisha të vazhdoj të flejë gjumë. PD-ëistët po i rrëshqasin nga duart. Dhe sërish, ajo parti do ribëhet, me apo pa Berishën, me apo pa militantet e tij, dhe demokratët të gjithë do bashkohen nën një logo, nën një vulë dhe s’do ndahen më në bazë të interesave personale të kryetarëve të saj, por do jenë të bashkuar vetëm për interesin e një partie që do të përfaqësojë çdo anëtarë siç duhet, dhe jo ti përdorë ata sikur janë reckë, dhe njerëz pa dinjitet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthimi në Elbasan, gjendet nën rrënojat e pallatit viktima e dytë

08:38 / November 5, 2026

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.