Për Evi Kokalarin, PD-së nuk i duhet një kandidaturë si Belind Këlliçi për bashkinë e Tiranës, të cilin e konsideron manipulator. Në një reagim për intervistën e djeshme të Belind Këlliçit që tha se Berisha sipas statutit do të votëbesohet nëse humbet zgjedhjet, Kokalari thekson se i pari duhet të jetë ai që duhet të dalë nga skena politike nëse humbet përballë Veliajt më 14 maj.
“Ky gjeniu i ‘diplomuar’ te Fulzi (ose jo), e që na flet për votëbesimin e Berishës mbas zgjedhjeve të Majit, mos ja qaj hallin Berishës, se Berisha në PD votëbesohet pa problem 365 ditët e vitit, e fiton çdo herë. Por ky të zotohet që kur të humbi kundrejt Velias, të dalë komplet nga skena e politikës.
Në fakt PD-ja i ka bërë shumë dëm vetes me këtë individ. Kur ti mundohesh të luftosh oponentin, duhet ti japësh popullit një alternativ ndryshe nga ajo që lufton. Duhet një alternativ ndryshe”, thekson Kokalari.