Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Evi Kokalari: Jozefina Topalli nuk shkrin dot partinë e vet!

22:33 / May 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jozefina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aktivistja shqiptare që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Evi Kokalari është një nga mbështetëset e ish-kryeministrit Sali Berisha. Së fundmi ajo u pa në krah në të tij në Kuvendin e 30 Prillit, ku e pranishme ishte edhe ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli.

Mbrëmjen e sotme Kokalari foli për replikat në distancë mes tyre pasi ajo shkroi në një status në rrjetet sociale se Jozefina Topallit mund t’i bjerë infarkt nëse Majlinda Bregu zgjidhet presidente.

Teksa u pyet nëse e shikon Topallin si një presidente të mundshme, Kokalari u përgjigj me ironi duke thënë se ajo nuk do asnjeri nëpër këmbë dhe në presidencë do të ishte perfekt.

“Batutat e Jozefinës më duken si në vitin 1980. Jozefina e nisi vetë. Ajo do jetë mirë si presidente. Presidenti është shumë i izoluar në Shqipëri. Kjo nuk do asnjeri nëpër këmbë dhe si presidente do jetë perfekt. Jozefina këtë problemin që ka me femrat që nuk jep as dorën as nuk përshëndet e ka shprehur edhe me disa të huaja”, deklaroi ajo.

Sipas saj Topalli nuk e shkrin dot partinë që krijoi në zgjedhjet e shkuara parlamentare pasi gjykata ia ka rrëzuar vendimin.

“Mori 5 mijë firma për të hapur partinë dhe më thonë se ky është problemi. Kam dokumente që ajo nuk shkrin dot partinë e saj tani. Ajo është akoma anëtare e partisë së vet. I duhen 2/3 të votave për të shkrirë partinë. Ka individë të tjerë që duan të qëndrojnë në parti.

Gjykata ia ka rrëzuar vendimin për shkrirjen e partisë. Ajo mund të dilte shumë hapur. Mua më fillojmë dhe më dërgojnë dokumente. Ky është realitet. Kam dokumente të firmosur nga gjykata. Të njëjtën gjë bënë edhe me Lul Bashën. Nuk është se atë të Muzin me Bashën e kam lënë rehat. Nëse Basha mendon se do ngrejë kokën dhe të krijojë një parti të re, nuk e lë unë rehat”, u shpreh Kokalari.

Evi Kokalari Jozefina Topalli partia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.