Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Evis Kushi jep lajmin: Bursë sa paga minimale për maturantët që zgjedhin degët prioritare

12:30 / June 29, 20233 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
kushi 1
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi bën me dije se është miratuar vendimi që maturantët që zgjedhin degët prioritare për studime të marrin bursa sa paga minimale. Sipas vendimit që është në fuqi ka një listë të programeve prioritare siç janë bujqësia, disa inxhinieri, turizmi, mësuesia dhe ndërkohë ata maturantë që kanë mesatare mbi 8.5 dhe që zgjedhin një nga këto programe, përfitojnë një bursë sa paga minimale çdo muaj.

Detyrimi i tyre është që pas diplomimit të qëndrojnë 3 vite të japin kontribut për vendin. Të njëjtën bursë sa paga minimale e përfitojnë studentët ekselentë ashtu sikurse edhe ata që fitojnë olimpiada ndërkombëtare. “I gjithë buxheti që MAS ka në dispozicion për mbështetje studentore, për bursa studimi, t’i ndajë me kuota sipas universiteteve në varësi të numrit të studentëve që kanë dhe programit të studimeve që janë pjesë e listës së studimeve prioritare”, tha ministrja.

Së dyti është vendosur të hiqet kriteri 8.5 i mesatares për ata që përfitojnë bursa duke ndjekur këto programe. “Edhe një maturant që mund ta ketë mesataren më të ulët, por duke plotësuar ato kriteret siç i kanë të gjithë studentët, siç është mësuesia me 7.5 apo kriteret e tjera, pra duhet t’i plotësojnë kriteret bazë siç e kanë maturantët e tjerë, por kemi hequr kriterin 8.5. Sidomos në disa programe, siç janë ato të bujqësisë, pra për të qenë zooteknik, veteriner, edhe me mesatare 8 apo ndoshta 7.5 mund të jetë i suksesshëm për t’u finalizuar me diplomim dhe pastaj të japë kontribut për vendin”, u shpreh ministrja e Arsimit.

Një tjetër kriter që është hequr është edhe ai që studenti duhet ta ruajë mesataren përgjatë studimeve. “Në VKM-në ekzistuese për ta vazhduar që ta marrin edhe vitin e dytë edhe vitin e tretë bursën duhet të ruajnë mesataren që kanë nga shkolla e mesme. Ne e kemi hequr. Nëse një student në vitin e parë edhe pse mund të ketë rënë nga mesatarja 8.5 në 8, ai do të vazhdojë të mbështetet me bursë edhe në vitin e dytë edhe në vitin e tretë me qëllim që kjo mbështetje të vlejë gjatë gjithë kohëzgjatjes së studimeve. Nuk është qëllimi që thjesht të zgjedhë këtë program, por ta mbështesim gjatë gjithë studimeve”, tha Kushi.

Një ndryshim tjetër konsiston edhe tek lista e studimeve prioritare. Në konsultim me universitetet, Kushi tha se janë shtuar disa programe në fushën e mësuesisë. “E kemi plotësuar këtë listë sipas nevojave që kanë edhe universitet edhe zhvillimi i vendit”, theksoi ajo.

evis kushi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Rezultatet deri tani në mesnatë, PS prin votimet

00:43 / May 12, 2025

Përplasja Këlliçi-Braçe, policia zbulon çfarë gjeti në zyrën e PS-së

00:05 / May 12, 2025

Sa mandate pret PS nga Elbasani? Mazniku: 9 është e sigurt, nga ora 02:30 do të ketë një trend të rezultateve

23:21 / May 11, 2025

Braçe për Këlliçin: Bandat e tij sulmuan zyrën e PS, tërhoqën zvarrë gra e goditën një burrë

23:10 / May 11, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.