Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Express”: Shqipëria destinacion për pushime

12:10 / January 19, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 19
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria pritet të jetë një destinacion për pushimet verore për evropianet edhe në 2025.

Prestigjozja britanike Express shkruan se çmimet e favorshme në krahasim me vendet e tjera europiane si dhe bukuritë natyrore e bëjnë këtë vend shumë tërheqës për ta shijuar.

Në shkrim thuhet se më shumë britanikë po vërshojnë drejt Shqipërisë falë plazheve të saj të bukura përgjatë deteve Jon dhe Adriatik – që rivalizojnë lehtësisht brigjet e një prej fqinjëve të saj, Greqisë – dhe maleve të thyera të Alpeve Shqiptare .

Pothuajse tre e katërta e territorit të Shqipërisë është malore, duke ofruar pamje mahnitëse për pushuesit – dhe duke rivalizuar malet e Zvicrës, Austrisë dhe Francës.

Me kodra dhe male që përqafojnë qytetin, Vlora është një nga qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë.

Shqipëria rekomandohet si destinacion për të pushuar pasi  konsiderohet një vend miqësor për  buxhetin.

Media britanike shkruan se një vakt në darkë rrallë kushton më shumë se 10 deri në 15 paund për person në restorante – ndërsa ata që kërkojnë opsione më ekonomike mund të hanë pica të përgatitura në moment për me pak se 5 paund.

Ndërsa në baret kryesore të Vlorës, birra kushton vetëm 2 paund, ndërsa pijet alkoolike dhe koktejet janë rreth 4 paund.

Vetëm nga Britania rezultojnë se janë më shumë se 120 000 shtetas që vizitojnë vendin tonë çdo vit. Në vitin 2024, Shqipëria u vizitua nga 11,7 milionë turistë të huaj, duke shënuar një rritje prej 15% nga viti 2023.

express Shqiperia turizmi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara

08:53 / October 17, 2026

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.