Kenan Imirzalioglu u bë i njohur në Shqipëri për rolin e tij në filmin “Ezel” dhe fama e tij ndiqet me kërshëri tashmë dhe në vendin tonë. Lajmet e fundit që vijnë prej tij janë ndër më të bukurat, teksa mësojmë se ai do të bëhet baba për herë të parë.
Bashkëshortja e Kenan, Sinem Global është në pritje të ëmbël. Lajmi është bërë publik nga miqtë dhe të afërmit e dyshes, të cilët kanë treguar se shumë shpejt familja e tyre do të zgjerohet me një vajzë.
Të gjithë fansat e tij por dhe të bashkëshortes kanë komentuar me urime të përzemërta çiftin. Kenan dhe Sinem janë martuar 4 vite më parë e me siguri lajmi i fëmijës së parë i ka gëzuar pamasë.
