Kriza financiare te Barcelona duket se është akoma në ‘zenit’, për këtë arsye dhe klubi kërkon nga lojtarët të bëjnë sakrifica të tjera.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta dëshiron që të gjithë lojtarët të ulin pagat e tyre me 50% për të ndihmuar në situatën financiare, raporton AS.
Të vetmit lojtarë që nuk janë përfshirë në këtë kërkesë, janë transferimet e dimrit dhe ata që kanë zgjatur marrëveshjet e tyre kohët e fundit.
Megjithëse në krizë të thellë financiare, Barcelona dhe Presidenti i saj, do të synojë trofetë madhorë në edicionin e ri.
