Ish kryeministri Sali Berisha publikoi ditën e sotme videon ku një grup të miturish dhunonin barbarisht një bashkëmoshatar të tyre dhe ushtronin dhunë psikologjike ndaj tij.Pamjet skandaloze të xhiruara nga vetë dhunuesit, u shpërndanë nga Berisha duke i shfaqur edhe fytyrën djalit të dhunuar.
Pas kësaj vetë Facebook e ka bllokuar materialin e shpërndarë dhe nëse do ta kërkoni tani në faqen e ish-kryeministrit do t’ju shfaqet si në foton më poshtë.

