Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Fadil Berisha: Ambicia ime të hap dyert për artistët e rinj shqiptarë

13:10 / March 13, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
download 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rrëfimi 

Si e kujtoni jetën tuaj të hershme, fëmijërinë? Ju jeni larguar 9 vjeç. Ç’ gjurmë la Kosova në atë çka do të ndodhte më pas me ju dhe në jetën tuaj në Amerikë?

Kam pasur një fëmijëri të bukur, me kujtime shumë të bukura dhe i rrethuar me shumë dashuri. Këto ndjenja të bukura i kam marrë me vete në artin e fotografisë  duke vendosur në pah të bukurën.

Fadil, ju keni punuar në shumë panaire të modës duke promovuar  fushata  për markat globale.  Puna e juaj është stamposur në faqet e para në mjaft revista prestigjioze. Kur ktheheni pas, si e kujtoni nisjen ?

Fillimi ka qenë tepër i vështirë. Bëja tre pune për të arritur që të grumbulloja të ardhura për të shkuar në shkollë.

Cilat janë sfidat më të vështira që keni hasur gjatë gjithë këtyre viteve rrugëtimi profesional?

Ndër vështirësitë e lidhura me profesionin janë  udhëtimet e shumta për arsye pune në vende të ndryshme dhe koordinimi i fotografimeve në studion time private si edhe përpjekja ime  për të ndihmuar çdo artist të ri shqiptarë.

Cilën do të veçonit si fotografinë më speciale tuajën, atë që mbart një histori a kujtim të veçantë për ju personalisht, emocionalisht?

Një ndër fotografitë më të veçanta që kam realizuar është një foto e Miss Albania , Hasna Xhukici dhe Miss Kosova Marigona Dragusha . Të dyja vajzat u kualifikuan në dhjetëshen e vajzave më të bukura në botë dhe Miss Kosova u vlerësua me vendin e dytë në këtë konkurs kaq prestigjioz të bukurisë femërore.

 Çfarë është bukuria për Fadilin ? Subjektet që bëhen pjesë e fokusit tuaj, a është kusht që duhet të jenë domosdoshmërisht të bukura?

Mua më pëlqen bukuria klasike! Unë mendoj që  çdokush ka diçka të bukur… dikush sytë, dikush qafen.

 Sa mendoni se ka ndryshuar imazhi i femrës dhe koncepti i bukurisë ndër vite?

Besoj se bukuria klasike shkon e vjen, sikurse thonë ‘’class is forever’’ . Në këtë kohë koncepti i bukurisë është ekzotikja, por gjithmonë kthehet tek klasikja.

 A e ka ndryshuar/influencuar teknologjia industrinë e fotografisë? Është ky një ndryshim pozitiv apo negativ?

Fotografia dixhitale  ka ndryshuar artin e fotografisë  e mendoj se ky ndryshim është pozitiv.

Ndërsa shikojmë gamën e fotografive duket se portreti është pika juaj e fortë. Sa e lehtë apo e vështirë është të depërtoni në personalitetin e personazhit, në brendinë e tij ?

Është e vështirë të depërtosh në personalitetin e personazhit, po është e rëndësishme të fitosh besimin e tyre në mënyrë që të nxjerrësh në pah më të mirën që ata njerëz kanë.

 A është një personazh publik që ju dëshironi ta fotografoni, por ende nuk e keni bërë?

Mbase kam dëshirë të fotografoj Angelia Jolie, ajo është një fytyrë klasike për mua.

Cili është raporti që ruani sot me Shqipërinë dhe Kosovën? I vizitoni shpesh? Çfarë ju mban të lidhur fort pas vendit amë?

Kthehem shpesh  sepse është pasioni për njerëzit e mi.

 Zakonisht njerëzit që merren me art, krijimtari kanë një njohje e perceptim më të thellë të jetës sociale. Si e shihni ju sot gjendjen në Kosovë apo edhe në Shqipëri? Dua të them nga pikëpamja ekonomike, politike, sociale… Si është ‘fotografia’ e Shqipërisë dhe Kosovës në mendjen tuaj?

Shqipëria the Kosova kane avancuar shumë. Ka art kudo!

Cila është ambicia më e madhe e Fadilit në jetë, si njeri dhe si fotograf ?

Ambicia ime personale ka qenë të kisha mundësinë të hapja dyert për artistët shqiptarë, që t’i insipiroja  ata me artin tim dhe mendoj se e kam arritur këtë gjë; në njëfarë mënyre jam bërë një rrugë lidhëse.

Sa albume fotografie numërohen në familjen Berisha? Si është raporti me fëmijët dhe bashkëshorten?

Mbase jo aq shumë sa duhet. Kam me shumë fotot të fëmijëve kur kanë qenë të vegjël. Kemi raport shumë të mire në familje.

Ju njiheni edhe si filantropist dhe  merrni pjesë në fushata bamirësie. Mund të ndani me ne disa detaje më shumë rreth kësaj?

Gjithmonë jam gati të suportoj çështje të ndryshme, organizata kundër sëmundjeve të ndryshme. Bamirësia është e rëndësishme për mua. Gjithashtu e rëndësishme është t’i japësh kontributin tënd  komunitetit njerëzor.

Burimi: STAR PEOPLE

Fadil Berisha Fotografia New York
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.