Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

FAKSIMILE / Dyshimet për abuzime me qytetarët, Autoriteti i Konkurrencës vendos nën hetim bankat më të mëdha në vend

16:20 / March 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
banka34
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Disa prej bankave më të mëdha në vend janë vendosur nën hetim. Nga raporti I Autoritetit të Konkurrencës të depozituar në Kuvend, konstatohet se bankat ofrojnë për klientët një listë të kufizuar noterësh apo vlerësuesish të pasurisë, përqendrim në tregun e kredisë, kryesisht në produktin overdraft, komisione të larta për mbylljen e llogarisë dhe komisione në rast tërheqje CASH të paparalajmëruar dhe rritje tek komisionet për lëshimin e një vërtetimi të gjendjes së llogarisë, e cila është shumë më e lartë se vlera e publikuar në faqet zyrtare të bankës. “Mbi këto argumente, KK, me vendimin nr. 516, datë 22.05.2018, vendosi hapjen e procedurës së hetimit paraprak në sektorin bankar për Bankën Raiffeisen, Bankën Kombëtare Tregtare, Bankën Credins dhe Bankën Intesa SanPaolo. Tregu i ndërmjetësimit në sigurime nga bankat e nivelit të dytë Pranë AK, rregullatori i tregut financiar jo-bankar, AMF, depozitoi një informacion mbi sjelljen e bankave në rolin e ndërmjetësit në sigurime (broker), të cilat lidhen më shërbimin e sigurimit të jetës dhe pronës për klientët e bankës që janë kredimarrës. KK, me vendimin nr. 526, datë 14.06.2018, vendosi hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e ndërmjetësimit në sigurime nga bankat e nivelit të dytë”, thuhet në raport.

Më tej theksohet se gjatë vitit 2018 janë hapur dy hetime në tregun bankar përkatësisht: KK, me vendimin nr. 516, datë 22.05.2018, vendosi hapjen e procedurës së hetimit paraprak në sektorin bankar për Bankën Raiffeisen, Bankën Kombëtare Tregtare, Bankën Credins dhe Bankën Intesa SanPaolo, nëse ka elemente të shkeljeve të parashikuar në nenin 4 dhe 9 të ligjit në tregun e shërbimeve bankare. 31 KK, bazuar në ankesën e një prej shoqërive të sigurimit dhe informacionit të përcjellë nga AMF, me vendimin nr. 526, datë 14.06.2018, vendosi hapjen e procedures së hetimit paraprak në tregun e ndërmjetësimit në sigurime e jetës dhe jo jetës nga bankat e nivelit të dytë. Aktualisht procedurat hetimore të hapura me VKK e mësipërme janë në vijim. / tirananews.al

raporti

Autoriteti Banka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Dëgjesa me fermerët/ Balluku dhe Salla në Fier: Lidhja me fermerët e qarkut është më shumë se bashkëpunim

10:50 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.