Në një kohë ku për shumë vite mijëra shqiptarë kanë pritur në radhë për të marrë një vizë greke apo italiane, kanë qenë jo pak raste kur familjarë politikanësh, biznesmenë apo edhe njerëz të fuqishëm të lidhur me politikën kanë përfituar pasaporta diplomatike.

Një prej tyre është pikërisht djali i Sali Berishës, Shkëlzen Berisha. Sikurse mund të shihni edhe nga kjo faksimile, Shkëlzeni ka depozituar me shkrim dore kërkesën për pajisjen me pasaportë diplomatike. “Bëhet fjalë për pranverën e vitit 1997. Ndër të parët që u pajisën me pasaporta diplomatike ishte familja Berisha, deri edhe foshnjat e familjes. Në atë kohë që është bërë kërkesa, Shkëlzeni ishte nja 16 vjeç. Ata parandjenë të parët fundin që i priste dhe morën masat për t’ia mbathur. Por ekzistojnë urdhra me firmë apo me porosi të Berishës për pajisjen me pasaporta diplomatike që qindra kriminelëve dhe militantëve të PD-së dhe të SHIK-ut. Lista e tyre është shumë e gjatë. Unë i disponoj këto dokumente dhe do t’i publikoj emër për emër. Ky është një nga rastet e pastra të abuzimit me pushtetin dhe si i tillë është i ndëshkueshëm ligjërisht”, ka rrëfyer për gazetën Dita, Spartak Braho. Por ky nuk është rasti i vetëm. Bie në sy që jashtë çdo kriteri me një të tillë në janar 1997 u pajis edhe mbesa e sapolindur e Berishës, Dasara Malltezi (sot 21 vjeç, në foto me gjyshin).

Kjo periudhë përkon me trazirat në Shqipëri, kur Berisha sapo ishte rrëzuar nga pushteti dhe shqiptarët i kishin të gjalla plagët e firmave piramidale dhe të vitit të mbrapsht. / tirananews.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here