Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Faksimile / Ish-presidenti komunist Haxhi Lleshi shpallet “Nderi i qarkut Dibër”, reagon PD

15:57 / December 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
2 14 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Këshilli i qarkut Dibër i ka dhënë titullin “Nderi i qarkut” ish Presidentit në kohën e komunizmit, Haxhi Lleshi. Tirananews.al do të publikonte që në tetor kërkesën e organizatës së dëshmorëve dhe veteranëve të LANC-it të cilët do të propozonin këtë vlerësim për një nga figurat e larta të ish-udhëheqjes së asaj kohe. Ndaj këtij vendimi ka reaguar edhe PD, e cilëson një turp historik dhe thotë se me urdhër të Haxhi Lleshit janë ekzekutuar dhjetëra të pafajshëm gjatë regjimit komunist. Ajo i kërkon kryeministrit Edi Rama të anulojë këtë urdhër për këtë akt të turpshëm të Qarkut të Dibrës. Kush ishte Haxhi Lleshi ? Ish Presidenti Haxhi Lleshi lindi në Dibër në vitin 1913 dhe vdiq në vitin 1998. Në vitet 1920-1926 punoi si çoban në vendlindje. Më 1926-1931 ndoqi shkollën fillore, më pas ndoqi një klasë gjimnaz në gjuhën shqipe dhe të dytën e të tretën në gjuhën serbo-kroate, në Shehër të Dibrës. Në vitet 1940-1941 internohet nga jugosllavët në Vranjë dhe Shkup. Në vitet 1941-1942 qëndroi në Peshkopi dhe Mat. Në qershor të 1942 është komandant i një çete partizane në Peshkopi. Më 1943 bëhet anëtar i PKSH-së. Në vitet 1943-1944 është anëtar i Shtabit të Përgjithshëm. Më 1944-1946 anëtar i KANÇ-it dhe ministër i Punëve të Brendshme. Më 1946-1948 qe ministër pa portofol. Gjatë kohës që ishte në krye të MPB nënshkroi autorizimin për dërgimin e mijëra kosovarëve të Shqipërisë së Mesme, nga Tirana, Durrësi, Lushnja e Kavaja. Më 1948-1949 qe kryetar i Komisionit të Kontrollit të Shtetit. Më 1949-1953 shërbeu si drejtor i Drejtorisë së Personelit në Ministrinë e Mbrojtjes. Në të gjitha legjislaturat nga 1946 deri më 1992 u zgjodh deputet. Më 1953-1982 qe president i Presidiumit në Kuvendin Popullor. Më 1966-1991 qe anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës. Në shkurt të 1991, anëtar i Këshillit Presidencial. U burgos për genocid. Vdiq në Tiranë më 1998. Këshilli administroi kërkesën e organizatave që përfaqesojnë luftën dhe dokumentat mbi gjendjen gjyqësore të ish presidentit.
HAXHI LLESHI 1 ok
haxhi lleshi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.