Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Faksimile / Shqipëria kërkesë Italisë për 160 mjete të blinduara, parlamenti italian analizon marrëdhëniet tona me Turqinë dhe Erdogan

10:09 / April 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
iveco
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një kohë që Shqipëria ka shtuar prezencën e saj në misionet ndërkombëtare, qeveria shqiptare ka shprehur dëshirën për të shtuar armatimin e saj. Aktualisht Shqipëria ka marrë disa automjete amerikane për transportim trupash që po përdoren në zonat e luftës ku vendi ynë është me misione.

Por sipas dokumentit të siguruar nga tirananews.al, në 2017 Dhoma e përfaqësuesve në Itali ka diskutuar edhe në lidhje me mundësinë e një kontrate shitjesh armatimi me vendin tonë. Bëhet fjalë për mjete Iveco të blinduara të lehtë dhe të mesëm.

Screenshot 2020 04 04 at 21 2


“Në mënyrë të veçantë, në vitin 2014: Beretta u dha një kontratë për pistoleta PX-4, 20 pushkë snajperësh SAKO TRG-22 dhe 30 pushkë snajperësh SAKO TRG-42, Fiocchi iu dha një kontratë 3.5 milion për municione, Iveco shiti 4 VTLM-Lince në Policinë Ushtarake Shqiptare. Ministria e Mbrojtjes Shqiptare planifikon së shpejti të marrë armë të reja sipas standardete të NATO (5.56 mm), helmeta, jelekë antiplumb dhe pajisje mbrojtëse kundër kërcënimit bërthamor, biologjik dhe kimik (CBRN). Forcat e Armatosura Shqiptare gjithashtu shprehën qëllimin e tyre për t’u pajisur me mjete të blinduara të transportit që do të përdoren në operacionet ndërkombëtare për të zëvendësuar flotën aktuale të vjetëruar sovjetike. Ministria e Mbrojtjes Shqiptare po zhvillon një kërkesë për rreth 40 automjete të blinduara 8×8 (të armatosur me sisteme 30 mm ) dhe rreth 120 automjete të transportit të gjeneratës së fundit (lloji i lehtë, i armatosur me sisteme 12.7 mm).

1 1 1

Në dokumentin e përgatitur në parlamentin Italian është dhe analiza që ata i bëjnë vendit tonë, duke filluar nga ekonomia, funksionimi i institucioneve, marrëdhëniet me Italinë.
Por ajo që bie në sy është vëmendja që Italia i ka kushtuar raporteve mes Shqipërisë dhe Turqinë. “Shqipëria luan një rol të rëndësishëm në problemet që prekin Kosovën, ku 92% e popullsisë rezidente është e përkatësisë etnike shqiptare. Integrimi progresiv euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor duket se favorizon një lehtësim të përgjithshëm të tensioneve në rajon. Në këtë drejtim, Presidenti turk ERDOGAN ka deklaruar në disa raste se Shqipëria luan një rol themelor në stabilitetin e rajonit dhe ka premtuar një fluks të vazhdueshëm investimesh në vend (rreth 3 miliardë dollarë)”.

9a505e7c 5ade 405a 936a 1e931102bf3e

Mbetet për t’u parë nëse Shqipëria do të blejë këtë sasi armatimi për shkak të COVID-19 apo do jetë e detyruar të tërhiqet. Pothuajse i gjithë Ballkani është futur në një garë të re armatimi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy të rinjtë ranë nga gomonia dhe i preu helika, detaje tronditëse nga aksidenti tragjik ujor në Rrjoll, zbulohen identitetet

18:42 / August 20, 2026

Organizata terroriste “Brigada e Veriut” publikon video me kërcënime ndaj Kosovës: Po përgatitemi, na pritni se po vijmë!

17:39 / August 20, 2026

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës

16:58 / August 20, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë: SHBA do t’u anulojë vizat të huajve që kryejnë krime ose kërcënojnë sigurinë kombëtare

16:38 / August 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.