Sot është një ditë e veçantë për bashkëshortin e gazetares, Aulona Musta. Ai feston ditëlindjen. Nuk kishte si të mungonte dhe urimi i Aulonës në këtë ditë speciale. Ndërsa poston foto jashtë, me burrin, ajo shkruan se, asnjë sukses e arritje pa të nuk do të ishte i njëjtë.
Aulona e falënderon që është një baba i mrekullueshëm për vajzën e tyre, Amara.
Gazetarja ka dhënë një mesazh për të gjitha vajzat duke thënë se, një burrë i mirë, është ai që dëshiron, nxit dhe përkrah gjatë gjithë kohës zhvillimin, ecurinë, punën, pasionet e tyre.
Postimi i Aulonës!
“My rock! Asnje arritje, asnje sukses, asnje pune, kenaqesi, nuk do ishte e njejte pa ndihmen dhe perkrahjen tende. Faleminderit qe je gjithmone aty per mua, me keshillat dhe mbeshtetjen tende, ne cdo hap. Faleminderit qe me kupton dhe perkrah gjithmone. Faleminderit qe nuk lodhesh kurre me nje ëorkaholic si mua dhe ke kuptuar dhe pranuar manine time per te bere 100 gjera ??
Faleminderit qe je babai me i mrekullueshem per Amaren! Vajza eshte shume e rendesishme qe te keni ne krah nje partner qe deshiron, nxit dhe perkrah gjate gjithe kohes zhvillimin, ecurine, punen, pasionet tuaja. Kush tenton te beje te kunderten, ka probleme me veten dhe perpiqet t’i reflektoje tek ju.
Kjo s’do te thote qe marredhenia ne cift eshte gjithmone fushe me lule. Perkundrazi, ajo shnderrohet edhe ne “beteja” te ashpra lufte, kush thote te kunderten genjen. Ama rendesi ka qe ne fund te dites, te dy partneret te bejne me te miren per veten e tyre, per njeri tjetrin, e rrjedhimisht per marredhenien.