Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Falsifikoi 5 vepra të Ismail Kadaresë dhe i shiste si kopje orgjinale, detyrim paraqitje për pronaren e “Librit Universitar” në Tiranë

11:55 / May 21, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1716283898 libriuniversitar
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetim ndaj pronares së një librarie, për falsifikim. Mësohet se kjo shtetases ka falsifikuar 4 vepra letrare të shkrimtarit të njohur Ismail Kadare. Prokurori i çështjes Bledaj Valikaj ka  kërkuar ne gjykate caktimin e masës se sigurisë detyrim paraqitje për Mirela Bardhi, pronarja e librit Universitar “Book Store“.

Ndaj saj është ngritur akuza  për “Shkeljen e të drejtave të pronësisë intelektuale” dhe “Fshehja e të ardhurave

Ngjarja u zbulua falë veprimeve stimuluese, ku një shtetase u paraqit në 10 Prill 2024 në librarinë në fjalë dhe ka bërë blerje të 2 librave të tjerë me autor Ismail Kadarenë, përkatësisht librat me titull “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Pallati i ëndrrave”, botime këto që nuk janë prodhuar nga shtëpia botuese “Onufri”, por kopje të pa autorizuara.

Në lidhje me këtë rast Enxhi Hudhri shprehet se ajo punon si dizajnuese në shtëpinë botuese “Onufri”, e cila njëkohësisht kjo shtëpi është dhe në pronësinë e babait të saj, Bujar Hudhri. Dyshimet nisën pasi në një nga libraritë e quajtur “Libri Universitar Book Store”, nga raportimi që ka bërë te “Onufri”, rezulton se për periudhën kohore nga 1 gusht 2023 deri më 1 janar 2024 nuk ishte shitur asnjë kopje e autorit Ismail Kadare dhe kjo e ka bërë të dyshoj se mund të jenë futur botime të kopjuara dhe të pa autorizuara nga ana e tyre si shtëpi botuese.

Për këtë arsye Hudhri, në 9 Prill ka blerë në këtë librari 3 libra me autor Isamil Kadaren, përkatësisht librat me titull “Prilli i thyer”, “Kush e solli Doruntinën” dhe “Kronikë në gur”, botime këto që nuk janë të shtëpisë se tyre botuese dhe janë kopje e pa autorizuar nga ana e tyre. Kërkesa e prokurorisë për Mirela Bardhin është pranuar nga gjykata të hënën e 20 majit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrestohet në Rinas ukrainasi i kërkuar për trafik droge, Ambasada e SHBA zbulon detajet

10:28 / October 8, 2026

SPAK “arkivoi” dosjen “Tropoja”, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut, ekzekutoi 7 antarë të familjes tonë

20:29 / October 7, 2026

SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn, zbardhet vrasja e Renis Dobrës

19:45 / October 7, 2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet e para

12:47 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.