Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Falsifikuan rezultatin zgjedhor, Policia arreston gjashtë persona

09:16 / June 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia 780x405 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjashtë persona janë arrestuar për tjetërsim të rezultatit zgjedhor në zgjedhjet e 25 prillit të vitit të kaluar.

Policia ka bër me dije se ka ekzekutuar masat se sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i materialeve zgjedhore dhe i rezultatit të zgjedhjeve”.

Personat në fjalë, numërues votash në zgjedhje, shënuan në tabelat e rezultatit të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit, me qëllim favorizimin e kandidatëve të subjekteve zgjedhore.

Njoftimi i policisë:

Falsifikuan materialet zgjedhore të procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, vihen në pranga 6 shtetas (numërues votash), të shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë ekzekutimin e masave të sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i materialeve zgjedhore dhe i rezultatit të zgjedhjeve”, për shtetasit:

E. K., 35 vjeç, banues në Prrenjas;
Y. K., 35 vjeç, banues në fshatin Karkavec, Prrenjas;
D. A., 49 vjeç, banues në Prrenjas;
E. D., 31 vjeç, banues në fshatin Berzeshtë, Prrenjas;
M. V., 33 vjeç, banues në fshatin Rrajcë Fushë, Prrenjas;
O. A., 40 vjeç, banues në Prrenjas.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, të cilët kanë patur si detyrë numërimin e votave, gjatë procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shënuar në tabelat e rezultatit, të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit, me qëllim favorizimin e kandidatëve të subjekteve zgjedhore.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria, më pranë anëtarësimit/ Marta Kos: Vendet kandidate po japin rezultate, ne duhet të përmbushim detyrimet ton

11:15 / October 13, 2026

Përjashtimi me 60 ditë i Bardhit dhe Balliut, Tabaku: Vendim i papranueshëm, shkel Rregulloren e Kuvendit

11:02 / October 13, 2026

Dhunohet mjeku në Mirditë, goditet me sende të forta nga tre persona të maskuar

10:59 / October 13, 2026

Rikthehet Champions-i/ Sonte Galatasaray-Barcelona e Atletico-United! Në fushë Interi e Napoli për 3 pikët e para

10:37 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.