Një familje nga Hasi është gëzuar me trinjakë, teksa kanë ardhur në jetë shëndoshë e mirë një djalë dhe dy vajza.
Lajmin e bën të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila thotë se që nga viti 2019 kur dhe nisi programi i bonusit të bebes janë 65 familje të reja që janë gëzuar me fëmijë dhe kanë përfituar shpërblimin financiar.
“Gëzim i trefishtë për familjen Qema nga Hasi, me ardhjen në
jetë shëndosh e mirë të trenjakëve Marleo, Ajla dhe Anea
😍😍😍 në maternitetin “Koço Gliozheni”, bashkë me çekun e bebes 360,000 lekë të reja🎁
😇 Nga viti 2019 kur filloi programi universal i bonusit të bebes, më shumë se 65,000 familje të reja që janë gëzuar me fëmijë, kanë përfituar shpërblimin financiar për çdo të porsalindur, nga 40,000-120,000 lekë 🤩”, shkruan Manastirliu
