Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Familja Rugova merr shtetësinë shqiptare, Veliaj: Krenar për kontributin që i keni dhënë Shqipërisë dhe Kosovës

15:02 / October 31, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
veliaj familja rugova
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pak ditë më pare, Ukë Rugova, djali i presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, dhe bashkëshortja e tij, Blerta Rugova, u betuan para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas marrjes së nënshtetësisë shqiptare.

Por, nga sot e gjithë familja Rugova ka marrë nënshtetësinë shqiptare, duke përfshirë bashkëshorten e Presidentit Rugova, Fana Rugova, vajzën, Teuta Rugova dhe djalin tjetër të tij, Mendim Rugova.Në këtë ceremoni të veçantë, kryebashkiaku Veliaj tha se është nder i madh për të që sot po merr nënshtetësinë shqiptare një zonjë, e cila i ka hapur dyert shqiptarëve nga e gjithë bota.

“Jam shumë i nderuar sot që, një mikeshë e madhe e Shqipërisë dhe shqiptarëve, ajo që ka hapur dyert e shtëpisë së saj për shqiptarët e të gjitha skajeve të botës. Jam gjithashtu i lumtur që e gjithë familja Rugova ka marrë shtetësinë shqiptare. Në Tiranë jemi shumë mirënjohës për kontributin tuaj, për kontributin e presidentit Rugova.

Më vjen mirë që jemi bashkëqytetarë të qytetit të Tiranës”, tha Veliaj.Ai u shpreh se mezi pret që, së bashku me familjen Rugova, të bëjnë më shumë punë të mira dhe të mbara për kombin shqiptar.

“Është ky flamur kuqezi që, në dukje, është vetëm një pëlhurë me një simbol, por ndërkohë mbart shumë më shumë se kaq, mbart një ideal, një pasion, sakrifica të pashoqe të njerëzve ndër vite. Sot që jeni shtetas të Republikës së Shqipërisë, jeni qytetarë të Tiranës, e kam zemrën plot me gëzim dhe ndihem vërtet shumë i lumtur.

Edhe puna ime ka sfida, jo sfida si ato që ka kaluar Ibrahim Rugova nën ditët e vështira të sakrificave për të parë Kosovën të pavarur dhe një Shqipëri demokratike dhe të hapur, por ia kemi mbërritur kësaj dite. Mezi pres që si qytetarë të Republikës së Shqipërisë, të bëjmë akoma më shumë punë të bukura, më shumë punë të mira, më shumë punë të mbara për kombin tonë dhe njerëzit tanë”, tha ai.

Për djalin e Ibrahim Rugovës është emocionues fakti se më në fund, familja Rugova është pjesë e familjes së madhe të Shqipërisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nufi: Tre avionët zjarrfikës, investim strategjik për sigurinë e Shqipërisë

18:40 / August 6, 2026

Kapet në Durrës 40-vjeçari i kërkuar nga Italia, ishte dënuar me mbi 11 vite burg për trafik droge

14:16 / August 6, 2026

Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, 1.5 milionë lekë flori të vjedhura, një nga autorët dyshohet se ishte paraqitur më parë si klient

12:55 / August 6, 2026

Filipinas, indianë dhe egjiptianë në krye të punësimeve, ja sa të huaj jetojnë në Shqipëri!

11:07 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.