Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

“Familjarët e mi u masakruan në luftën e Kosovës”/ Juliana në lot: Nuk e dinim nëse babi ishte gjallë

19:15 / December 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
juliana nura
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Juliana Nura rrëfeu në “S’e Luan Topi” momentet e vështira që ka kaluar gjatë luftës në Kosovë, ku i janë masakruar të afërmit.

Ajo në lot tregoi se serbët i kanë vrarë gjyshin, familjarët nga ana e mamit dhe babit. Nga ana tjetër Juliana tregon se babai i saj u kthye në Kosovë për të luftuar dhe se nuk kanë pasur asnjë lajm nëse ai ishte gjallë.

“Unë isha vetëm tetë vjeçe kur lufta e Kosovës filloi dhe ajo na demoralizoi shumë si familje sepse unë rrjedh nga një qytezë si Drenica që njihet tashmë që ka ndryshuar historinë e Kosovës dhe troje të tjera. Familja ime ka dhënë shumë për këtë luftë. Babi im u kthye në Kosovë për të luftuar, ndërsa ne mbetëm në Finlandë. Në atë kohë rrija përpara televizorit për të parë çfarë po ndodh në Kosovë.

Kemi marrë shumë shpesh mesazhet e gabuara dhe demoralizoheshim shumë. Mamaja ime vjen nga Prekazi legjendar dhe kemi marrë lajme që u masakrua gjyshi, u masakruan pastaj familjarët e mamit dhe më pas familjarët e babait. Ndërkohë gjatë kësaj kohe babi im ishte në luftë dhe nuk e dinim a ishte gjallë apo jo”, rrëfeu ajo.

Juliana Nura u shpreh se lufta e Kosovës është një traumë që nuk kalon, përjetimet janë ngulitur thellë në memorien e atyre që e kanë përjetuar.

“Ankthi i një fëmije që priste për një telefonatë të hidhur, ajo është një traumë që me kalimin e viteve bëhet i madh. E ke si një ndjesi përbrenda që do të shpërthesh, por nuk mundesh. Kur mua më duhet të flas për fëmijërinë më kujton gjithmonë luftën e Kosovës, fatkeqësisht. Nuk është aspak e lehtë të flasësh për këtë gjë dhe kam vendosur të mos flas për këtë.

Se e di që kur flas do të qaj gjithmonë. Ajo është pjesë e familjeve të shqiptarëve të Kosovës dhe është një gjë që nuk kalon. Është një dhimbje që të kujton se sa shumë kemi vuajtur për këto tradita, për gjuhën e bukur shqiptare”, u shpreh ajo.

Juliana Nura Kosove masakra
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën’, Spiropali dënon deklaratën e ministres serbe: Barbarizëm

16:15 / July 14, 2026

“Do ta spastroja etnikisht Kosovën”, ministri Hoxha dënon deklaratën e ministres serbe: Fyerje e rëndë dhe e papranueshme

16:06 / July 14, 2026

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.