Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Familjarët e viktimave të COVID 19 në Shqipëri enden nëpër komisariate, denoncime për sendet personale të të dashurve të tyre

16:12 / November 21, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Policia 1 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një goditje që të ndryshon jetën në mënyrën më të pamenduar. Ky është përshkrimi që të prekurit dhe familjarët e viktimave të COVID-19 japin sa herë që ndodh të biesh në kontakt me ta. E në një vend me shumë probleme si Shqipëria, shumë prej tyre denoncojnë se familjarët e tyre të vdekur për autoritetet kanë qenë vetëm numra. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjatë kësaj jave, janë bërë tri denoncime për humbje të sendeve personale të personave të tyre të dashur që janë në trajtim e sipër në spitalet COVID.

Bëhet fjalë për dy raste denoncimi për humbje të telefonave celularë, ndërsa denoncimi i tretë është bërë për humbje të sendeve personale, mes tyre edhe të kartave bankare. Të njëjtat burime shtojnë se denoncimi është bërë në komisariatin numër 1., të policisë në Tiranë, ku e motra e një viktime të COVID-19 ka denoncuar humbjen e telefonit të vëllait të saj, i cili ishte ndarë nga jeta duke humbur luftën me COVID.

Motra kërkon kujtimin e fundit nga i vëllai, ku brenda telefonit gjenden foto, video e momente të tij. I njëjti denoncim është bërë edhe nga bashkëshorja e një viktime, e cila ka denoncuar se të shoqit i kanë humbur sendet personale përfshirë edhe kartën e bankës, e cila ishte e lidhur me llogarinë e pagës.

Protokolli i pacientëve që trajtohen në të trija spitalet COVID detyron që pacientët të mos përdorin telefona celularë gjatë periudhës që janë të shtruar në spital./ Dosja.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026

Aksident në aksin drejt Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bir

10:30 / November 11, 2026

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.