Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Fansat kritikojnë Elon Musk për komentin e pazakontë ndaj Taylor Swift: Qëndro larg prej saj

22:06 / March 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
taylor elon
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Miliarderi Elon Musk ka marrë së fundmi kritika nga fansat e shumtë të Taylor Swift pas një serie postimesh të pazakonta ku ngacmon kantautoren amerikane. Pronari i grupeve Twitter e Tesla ndau komentet me ndjekësit e tij në rrjetet sociale në kohën kur Swift nisi turneu e saj të fundit në Arizona, SHBA.

Komenti i Musk vinte si një përgjigje ndaj atij të themeluesit të monedhës dixhitale Dogecoin, Billy Markus, i cili shkruante: “Taylor Swift komandon vërtet, dhe nëse nuk jeni dakord me mua jam i sigurtë që ju përjashtojnë nga interneti”.

Ndërsa Musk pergjigjej: “Aftësitë e saj të rezonancës limbike sigurisht që janë të jashtëzakonshme”.

Nocioni shkencor i “resonancës limbike” i referohet aftësisë së personit për përçimin e gjendjeve të thella emocionale që vijnë nga “sistemi limbik” i trurit të njeriut, i cili ka të bëjë me reflekset bazë të mbijetesës si vetëmbrojtja, luftimi, largimi, riprodhimi apo kujdesi për të vegjëlit.

Megjithë misterin e përgjigjes së tij, shumë përdorues mendonin se Musk po tregohej ngacmues apo përndjekës ndaj këngëtares. Musk u përgjigj gjithashtu ndaj një postimi të Swift, e cila kishte shpërndarë katër foto gjatë performancës në skenë.

Milioneri 51-vjecar kishte vendosur një simbol ‘emoji’ të një “cigareje”, që me sa duket do të thoshte se këngëtarja po pinte duhan në skenë.

Në një tjetër rast Musk dukej se reagonte i kënaqur ndaj një postimi ku sugjerohej nëse ai dhe Swift do të ishin një “çift interesant”. Ai u përgjigj me një simbol “duke qarë nga e qeshura”.

Fansat e Swift dukej se ishin të revoltuar nga admirimi i Musk për artisten, teksa shumë prej tyre shkruanin se ai duhet të shkonte “në burgun e maniakëve”.

“Qëndro larg nga ajo,” shkruante një person, teksa një tjetër komentonte: “Elon Musk lëre rehat Taylor Swift .”

“Nuk e di çfarë është rezonanca limbike, por sapo ta zbuloj do të punoj për të përforcuar timen,” shkruante një tjetër me shaka.

Ndërkohë turneu i fundit i Swift është vlerësuar nga kritikët, për kohën dhe repertorin e plotë të koncerteve.

Një prej vlerësimeve shkruante: “Një listë prej 44-këngësh në tre orë e 15 minuta, [Swift] tregon se është integrale në artin e saj”.

“Vlerësimet e publikut dukeshin në stadiumin State Farm Glendale, Arizona’.

Elon Musk koment Taylor Swift
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.