Prej momentit kur u largua nga Liverpul, duket se gjithçka ka shkuar ters për Filipe Kutinjo. Anësori brazilian pavarësisht se fitoi një Champions me Bajern Mynih, ka qenë gjithë kohës një futbollist i Barcelonës, e aty duket se nuk përshtatet. Roli në fushë, por edhe dëmtimet kanë bërë që paraqitja e fundit në fushë për fantazistit të jetë në vitin 2020.
Ndërkohë, koha e rikthimit në fushë do të vazhdojë të jetë e gjatë pasi së fundmi, Barcelona ka njoftuar se Kutinjo i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në menisk.
Rikuperimi do të zgjasë për pesë apo gjashtë javë dhe në skenarin optimist, Kutinjo do të kthehej në fushë për fazën finale të sezonit. Megjithatë, mbetet për t’u parë pasi ai nuk është në planet e trajnerit Kuman dhe me shumë mundësi do të largohet.