Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Fantazma e Dianës ndan kritikët e serialit të Netflix “The Crown”

22:24 / November 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
the crown
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më shumë kritika dhe pak vlerësime ka marrë seria e re e “The Crown”, e cila sapo ka shfaqur katër seritë e para në Netflix. Sezoni i gjashtë i dramës mbretërore përshkruan ngjarjet e fundit të viteve 1990, duke përfshirë vdekjen e Princeshës Diana. Sipas komenteve të mediave prestigjioze, shfaqja e fantazmës së Dianës, aksidenti tragjik dhe shumë elemente të tjerë historikë janë disa elementë që kanë nxitur kritikat.
The Guardian tha se seriali i fiksuar pas Dianës është vetë përkufizimi i shkrimit të keq.

“Ai filloi të zhytet në sezonin e tretë, humbi plotësisht ekuilibrin gjatë dy të tjerëve dhe tani po bie në humnerë, pavarësisht performancave uniforme brilante nga i gjithë kasti”, shkruan Lucy Mangan e The Guardian.

Anita Singh e The Telegraph i bëri jehonë Guardian, duke shkruar se xhevahiri i Netflix godet në një qorrsokak pasi sezoni i ri është i përhumbur nga fantazma e çuditshme e Princeshës Diana. Sing kritikon ashpër skenën kur fantzama e Dianës i shfaqet princit Charles dhe Mbretëreshës. BBC Culture thotë se sezoni i fundit është i ngathët dhe i parashikueshëm. Përkundër një rishikimi me katër yje nga The Times, Carol Midgley vëren se fantazma e Dianës nuk ishte ora më e mirë e shfaqjes.

Vlerësimet

Aramide Tinubu i Variety thotë se sezoni i ri e ka ndihmuar shfaqjen të rimarrë fronin e tij vezullues. Empire vlerëson gjithashtu sezonin e ri, duke thënë se ky sezon është më emocionuesi që ka patur ndonjëherë The Crown, duke përdorur një përzierje lotësh, pamje të jetës reale dhe fantazmave.

“Megjithatë ju do ndjeni për këto fantazma, të cilat përfshijnë Dodin si dhe Dianën, episodi i katërt mbetet një orë e paharrueshme që e lartëson sezonin në tërësi,” shkruan Empire.

Sezoni i ri mbulon furinë mediatike rreth marrëdhënies së Dianës dhe Dodit (Khalid Abdalla), e cila kulmoi me ndjekjen e paparacëve që shkaktoi përplasjen e makinës me të cilën ishin të dy në një tunel në Paris. Të dy vdiqën më 31 gusht 1997. Gjashtë episodet e mbetura të sezonit të ri do të publikohen më 14 dhjetor.

Pjesa e dytë e sezonit final do të mbulojë miqësinë e William dhe Kate. Princat William dhe Harry do të luhen nga Ed McVey dhe Luther Ford përkatësisht në gjysmën e dytë të sezonit. Kate Middleton do të interpretohet nga Meg Bellamy. Është roli i parë madhor për të tre aktorët e rinj.

diana Netflix
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ermal Mamaqi reagon pas deklaratës që bëri bujë nga aktorja Ema Andrea

19:57 / November 13, 2025

Adele në një rol të papritur! Këngëtarja do të debutojë si aktore në filmin e Tom Ford

21:19 / November 12, 2025

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë

19:20 / November 12, 2025

Një kapitull mbyllet, një tjetër hapet: Historia e re në jetën e Unikkatil

23:01 / November 10, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.