Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Farsën e paralajmëruam”- Flamur Noka: PS-së sot në parlament, sikur i kishte rënë mortja! Ju doli situata jashtë kontrollit! Jemi me mision

22:18 / May 29, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1200 630 1664567209xflamur noka 772
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së dhe deputeti Flamur Noka ishte sot në Log, për të folur mbi atë çka pritet të bëjë opozita në aksionin e ri të shpallur prej saj për mbrojtjen e votës, pas zgjedhjeve të humbura të 11 majit.

Noka tha edhe një herë se 11 maji ishte një farsë, të cilën PD e kishte paralajmëruar.

Më tej Noka shtoi se administrata dhe shteti, madje dhe SHISH shërbyen si patronazhist për votën në favor të deputetëve socialist.

Deputeti demokrat tha se PD tani është me mision, pasi vota është e shenjtë dhe nuk mund të manipulohet.

Flamur Noka: Një farsë e paralajmëruar. Me anë të rezolutave të PPE dhe më gjerë. Të organizatave kryesore botërore të qendrës së djathtë. Ku theksohet shteti elektoral, presioni, patronazhimi i votës, ku theksohet që Shqipëria është narko-regjim. Nuk ka zgjedhje. Ju e patë edhe sot. Ata dukeshin sikur s’kishin fituar. Ishin në një heshtje mortore. Ishin sikur i kishte rënë mortja. Ju doli situata jashtë kontrollit. U bë një batërdi. U njësuan shteti me partinë e pushtetit. Për herë parë në 30 vjet, krimi përqendroi votën. Në një shtet demokratik opozita e ka përballjen me forcën e pushtetit.

Në një sistem demokratik kush është garanti i rregullave zgjedhore, i votës së lirë? Shteti. A kishte një garant të tillë? Jo. PD dhe aleatët bën betejë me partinë e pushtetit, me shtetin të kthyer në shtet elektoral. Çdo punonjës i administratës ishin shndërruar në një militant partie, që kishte detyrë jo vetëm të votonte, por edhe të çonte 20 vota. Për regjimin. Ne pamë policia, si kurrë ndonjëherë, në shërbim të partisë për të ,mbledhur vota, me patronazhim edhe policët. Sipas informacioneve, edhe SHISH, dy nëndrejtorët angazhuan rrjetin e bashkëpunëtorëve të shërbimit me detyrë patronazhimin. Ku është kjo? A janë zgjedhje këto? A ndodh në ndonjë vend tjetër të NATO, BE? A ndodh kjo skemë kriminale në ndonjë vend të NATO? Vota është e shenjtë.

Ne jemi me mision, misionarë të votës së lirë. Mision i shenjtë për çdo njeri që ndjen se ka detyrime për këtë vend. Ju them sot, se 11 maji tregoi se jemi në diktaturë të re më të egër se diktatura ideologjike.

farse Flamur Noka mortja paralajmeruar parlament
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.