Kryeministri Edi Rama bën të ditur se prej sot fasha e vaksinimit ulet nën 50 vjeç dhe për këtë qytetarët duhet të drejtohen te mjeku i familjes ose të aplikojnë në portalin e-Albania.
“Ulet në +50 vjeç fasha e vaksinimit. Të gjithë qytetarët e kësaj grupmoshe duhet t’i drejtohen mjekut të familjes ose të aplikojnë në portalin e-Albania për të kryer sa më parë vaksinën anticovid. Ministrja Ogerta Manastirliu ndjek nga afër vaksinimin e qytetarëve në qendrën e vaksinimit të përqëndruar në Sheshin Skënderbej”, thotë Rama në Facebook.
