Kjo fashë “pompuese” përmban miliona qeliza që gjallë që mund të ndihmojnë dëmet që shkaktohen nga një infarkt, sipas disa studiuesve. Ajo i “vishet” zemrës dhe ka përmasa 3 cm me 2 cm, dhe është krijuar në një laborator nga një mostër e qelizave të një pacienti që pastaj kthehet në një muskul të shëndetshëm.
Ajo gjithashtu lëshon kimikate që riparojnë dhe rigjenerojnë qelizat ekzistuese të zemrës. Testimi është bërë tek lepujt dhe tregon se është është i sigurt, thonë ekspertët e Imperial College London në një konferencë në Manchester. Testimet tek pacientët duhet të nisnin në dy vitet e ardhshme thotë Shoqata Britanike Kardiovaskulare.
Një infarkt në zemër ndodh kur një arterie e bllokuar nuk lejon kalimin e gjakut në muskujt e zemrës, duke mos e furnizuar me oksigjen dhe ushqyes. Kjo mund të dëmtojë fuqinë pompuese të zemrës dhe të çojë në pasoja të pakurueshme për zemrën.
Studiuesit Richard Jabbour thotë se shpreson që një ditë të përdoren këto fasha zemre për të trajtuar ato që doktori u jep njerëzve rutinë pas një sulmi në zemër. “Ne mund të japim këtë fashë bashkë me mjekimet e tjera kur dikush ka kaluar një infarkt”, thotë ai.
