Gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, fermerët e Beratit i shprehën shqetësimin se fasha orare 20.00 i gjen ata në ara duke punuar dhe ky është një problem.
Duke folur për këtë ai tha se do të shihet mundësia që të jetë ndryshe fasha orare për fshatin. Ky kufizim tha ai është vendosur për jetën e natës në klube dhe jo për jetën e fshatit. Megjithatë synimi është që të jenë gjysmëmilionë të vaksinuar brenda majit për të lehtësuar disi dhe masat.
“Tani unë jam shumë dakord, e di këtë shqetësim. Çështja është se Komiteti nuk më pyet as mua as njeri. Për ju nuk duhet të jetë problem se fasha orare nuk pengon punën. Nëse aplikohet dhe ju pengon është aplikim i gabuar. Fasha orare nuk është për ata që janë në punë. Megjithatë do ta shikojmë konkretisht këtë gjë. Ka shumë kërkesa për rritje të fashës orare. Nuk duhet të nxitohemi them unë, sepse vendet e tjera, Franca pardje u mbyll prapë nga e para. Unë se di ca po mbyllin me ata se isha në Paris dhe aty ishte xhang xhing nuk kishte asgjë. Vetëm ushqimore kishin hapur në Francë. Sepse është kjo vala e tretë që po flitet. Wstë versioni britanik që ishte arsyeja që na u rritën dhe ne se ka infektueshmëri 30% më të lartë se infeksionet e mëparshme. Nuk është vdekje prurës më shumë, po njësoj si i mëparshmi. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm në këtë moment që të rrisim vaksinimin. Mund të shkojmë në gjysmë milion të vaksinuar brenda majit e pastaj do kemi një frymëmarrje. Megjithatë është diçka që e dëgjoj dhe nga të tjerë. Do e shoh si mund ta aplikojmë fashën orare për zonën e fshatit. Jeta e natës, sidomos në qendrat urbane sjell shumë njerëz që bëhen mizë lisi nëpër klube dhe jeta e natës e ka atë prirjen për tu relaksuar etj etj. Nuk është e njëjta gjë si të shkosh në një kafe në mëngjes e si të mblidhesh në një klub nate. Megjithatë do ta shikojmë dhe do bëjmë më të mirën”, tha ai.
