Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Fasoneritë vatrat e nxehta të COVID-19, Braçe “dorëzohet”: S’i kontrollojmë dot 150-160 mijë biznese me policë dhe inspektorë

20:54 / April 27, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Brace 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zëvendës Kryeministri, Erion Braçe, ka folur për situatën e COVID-19 në Shqipëri. Në një intervistë për Euronews, Braçe ka folur për situantën e krijuar në fasonëri nga COVID-19 dhe tha se shpërthimi i virusit ka ardhur sepse punëtorët nuk kanë respektuar masat.

“Nuk kanë dështuar masat, por këto masa nuk mund të përballohen nga disa grupe inspektoratesh. Nuk është kështu në këtë situatë jemi të gjithë bashkë, qeveria, qytetarët, biznesmenë, punonjës, etj. Jemi të gjithë bashkë në qoftë se njëri në këtë zinxhir përgjegjësisë bën hile çdo masë dështon. Fasonerive u dha mundësia që të plotësonin një seri kushtesh dhe në përmbushje të tyre kushteve të vijonin punën. Në këtë industri të thuash ka qindra ndërmarrje është pak, në këtë gjithë këtë masivitet kanë dalë vetëm 4 ndërmarrje që kanë të infektuar në radhët e tyre. Ne kemi një problem tjetër. E gjitha kjo sjell në vëmendje informalitetin. Jam i habitur me numrin e punonjësve në Krujë dhe Fushë-Krujë pasi në regjistër nuk rezulton ky numër”, tha ai.

Braçe më tej shtoi se qeveria nuk kontrollon dot të gjitha bizneset. “Të dy inspektoriatet duhet të shohin sistemin e punës dhe kontrollit, Kjo situatë të shfrytëzohet për përmirësimin e kushteve të punës dhe kontratat e punës. Çështja e kontratës së punës nuk është vetëm për fasoneritë por për të gjithë bizneset. Ekonomia e çdo sipërmarrësi fillon nga punëtorët, e bën dot pa punëtorë? Jo, natyrisht që nuk e bën dot. Nuk i kontrollojmë dot 150-160 mijë biznese me policë dhe inspektorë”, u shpreh numri dy i qeverisë.

erion brace inspektore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjirokastër/ Vatër zjarri në Kllëz, flakët përfshijnë sipërfaqen pranë fshatit

18:40 / September 2, 2026

“Kam harruar kodin e kasafortës”/ Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur shoqja e saj kryeinspektore, Anela Osmani

17:38 / September 2, 2026

Rama reagon pas dorëheqjes së Evis Salës: Një ndihmë e çmuar për vendin tonë

16:58 / September 2, 2026

KLGJ e KLP caktuan vetë pagat e sistemit të drejtësisë, qeveria bllokon në Thesar rrogat e gushtit

15:55 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.