Anna Florence Reed nga britania është gjetur e vdekur në një dhomë hoteli në Zvicër gjatë një “lojë seksi të shkuar keq”. Ajo u zbulua të martën në orën 7 të mëngjesit në banjën e hotelit pasi u dëgjua britma nga dhoma e saj shkruan gazeta zvicerane “Il Giornale del Ticino”.
I dashuri i saj gjerman 29 vjeç, është arrestuar dhe po përballet me një akuzë për vrasje paraprake një akuzë më e vogël se vrasja. 22 vjeçarja ishte duke qëndruar në “Ramada La Palma au Lac” në Locarno, Zvicër sipas mediave lokale.
Stafi në hotel u alarmua pasi klientët filluan të bërtisnin, shkruan “Le Matin”. Mjekët u thirrën, por ajo u shpall e vdekur në vendngjarje. I dashuri i saj i tha policisë se pushuesja vdiq gjatë një loje seksi.