Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Fati i Berishës, avokati Petraj: Me këtë kërkesë të SPAK, ai komunikon në rrjete sociale!

22:05 / December 26, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokati Edmond Petraj tha se me këtë kërkesë të SPAK Berishës i lejohet komunikimi në rrjete sociale. Ndërsa avokati Leonard Karaj u shpreh se kjo masë e re sigurie është si burgosje.

“Gjatë arrestit shtëpiak, Sali Berisha të ruhet te dera me një punonjës të Policisë dhe t’i ndalohet komunikimi me çdo person tjetër, përveçse me ata që jeton në të njejtën banesë”. Kjo kërkesë e SPAK ka ngjallur debate në emisionin “Repolitix”. Avokati Edmond Petraj tha se me këtë kërkesë të SPAK Berishës i lejohet komunikimi në rrjete sociale. Ndërsa avokati Leonard Karaj u shpreh se kjo masë e re sigurie është si burgosje, por veçse në shtëpi e jo në burg. Sipas tij këto kufizime janë më të rënda sesa masa e sigurisë arrest në burg.

Debati

Petraj: Nëse nuk shprehet gjykata nëse nuk e kërkon organi i akuzës ai ka të drjetë të komunikojë nëpërmjet rrjeteve sociale. Me këtë kërkesë që është bërë ai komunikon.

Karaj: E shoh si burgosje. Ai burgosjen do e bëjë në shtëpi. Madje arresti në shtëpi është më keq se arresti në burg. Në shtëpi e takojnë vetëm familjarët. Askush tjetër. Në burg mund të shkonin ta takonin dhe të tjerët. Nga ana proceduriale duket që është arresti i shtëpisë është më i rëndë se burgu. Nesër do bëhet debat procedurial në gjykatë në lidhje me gjithçka. Pse duhet t’ja ndalojnë komunikimin online? Pse ky do duhet të izolohet nga bota qytetareske dhe të mos ketë asnjë mundësi komunikimi? Ça prove mund të prishë.

Petraj: Organi i akuzës besoj se do vijë dhe me një akuzë të re për mosrespektimin e masës.

Karaj: Ndryshimi i masës erdhi sepse nuk respektoi masën e parë. I gjithë ky proces nuk është proces juridik. U nis si juridik por është bërë politik. S’po bëj avokatin e Berishës por po flas si avokat. SPAK është në të drejtën e vetë për shkak se Berisha nuk respektoi masën e parë. Pikë.

Petraj: Nesër kemi shtesë të re, mosrespektimi i vendimit të gjykatës.

Karaj: Prandaj po kërkohet ndryshim i masës sepse nuk respektoi masën e parë. Kjo nuk është histori i drejtësisë e SPAK dhe GJKKO sepse personi në fjalë s’mund të konsiderohet me rrezikshmëri të lartë pavarësisht personalitetit të tij. Berishën duan në mënyrë absolute që ta nxjerrin nga skena politike. Kjo histori ka nisur që para 3 ose katër muajsh për ta nxjerrë nga skena politike.

Ata me rrezikshmëri të lartë shkojnë në burg nuk u rri polici te dera. I çojnë policë te dera Berisha për karakterin që ka mund të shkelë dhe masën. Pastaj çfarë do i bësh Berishës do e çosh në burg? Se çon dot? Sepse është 75 vjeç.

Petraj: S’ka shanse ta shkelë ligjin Berisha nga dita e nesërme. Berisha e politizoi vetë çështjen. Këtu kemi akuzë të drjetpërdrejtë për Berishën, ai e kanalizoi vetë politike.

Berisha petraj spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD

07:55 / September 7, 2026

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Vizita e Berishës në SHBA, Kokalari: Duhet të arrestohet

12:57 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.