Një nga çiftet më të dashur për publikun Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani duket se kanë hedhur një hap të rëndësishëm në lidhjen e tyre.
Burime për “Blitz.al” tregojnë se moderatorja është në pritje të ëmbël për t’u bërë nënë.
Sipas burimeve ajo është në tremujorin e parë të shtatzënisë.
Çifti nuk e ka komentuar këtë, por nga fotot që kemi parë në Instagram vëmë re se ajo këto kohë është veshur vetëm me rroba të gjera, ndoshta kjo për të fshehur barkun.
Fatma dhe Alfio prej disa kohësh jetojnë bashkë dhe presim në vazhdim që ato të konfirmojnë këtë lajm të bukur.
