Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu nuk përjashtoi mundësinë që me LSI-në në disa qarqe edhe mund të dali me kandidatë të përbashkët, por la të paqartë se kush do të jetë udhëheqja e listës. Për Mediun e gjitha kjo bëhet për të maksimizuar votën dhe rrëzuar Ramën.

“PR kërkon që të fitohen zgjedhjet me në krye PD-n, por kërkohet respekt reciprok. Është më mirë një kandidat që është i vlefshëm për të dyja partitë se një kandidat i imponuar. Unë ofroj shqyrtimin e njerëzve që ofron PR dhe atyre që ofron PD. PR ofron në këtë koalicion votat e saj dhe burimet e saj njerëzore. Unë jam më i prirur që të kandidohet kandidati më i mirë, qoftë nga PD apo nga PR. Qëllimi i partisë Republikane është largimi i Edi Ramës. Me LSI-në mund të dalim në disa qarqe me kandidatë të përbashkët, ashtu siç mund të dalim edhe me PD-në. Ndërkohë në disa zona të dy koalicionet mund të dalin me kandidatë të përbashkët për të maksimizuar votën”, tha Mediu për Report Tv.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here