Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Fatmir Merkoçi: Tek PD kushdo që të kandidojë nuk e fiton dot me Berishën

19:58 / March 31, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Merkoci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një intervistë televizive, analisti Fatmir Merkoçi ka komentuar situatën aktuale në PD me përjashtimin e disa anëtarëve që kanë mbështetur nismën e Ervin Salianjit ose kanë shpallur dëshirën për të kandiduar për kryetar të PD. Merkoçi thotë se PD nuk ndryshon nëse nuk ndryshon mentaliteti.

Ai kujtoi se edhe në 2013 Berisha zgjodhi të mbështesës Lulzim Bashën kundrejt Sokol Olldashit dhe Basha fitoi.

“Ndryshimi vjen nga mentaliteti. Tek PD kushdo që të kandidojë nuk e fiton dot me Berishën. Ky defekt nuk është i sotëm, është trashëguar ndër vite. Le të marrim kandidimin e Sokol Olldashit me Lulzim Bashën. Berisha mbështeti Lulin dhe ai fitoi. Pra, është trashëgimi. Në Shqipëri mungon e djathta. PD nuk ka fraksione dhe nuk mund të funksionojë. Kandidatët që dalin janë individualë dhe nuk kanë një program”, tha Merkoçi.

Në listën e anëtarëve të përjashtuar nga PD ditët e fundit përfshihen Rudina Alla,  kryetare e Forumit Demokrat të Gruas; Zheni Gjergji, e cila u emërua drejtoreshë në Spitalin e Elbasanit; dhe Alesia Balliu, e cila kishte shprehur ambicien për të kandiduar për kreun e PD-së kundër Berishës. Vendime të ngjashme u morën pak ditë më parë edhe në Këshillin Bashkiak të Durrësit, ku Dritan Burgija dhe Arlind Boshku u shkarkuan pasi mbështetën lëvizjen e Ervin Salianji. Edhe antari i kryesisë së PD Mat, Ardi Malaj, u skualifikua nga kandidimi për degën lokale një ditë para zgjedhjeve.

Berishen fiton Kandidoje merkoci PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Ministri i Jashtëm: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta

09:17 / September 1, 2026

“Do ta bëjmë realitet shkollë pas shkolle”, Rama: Kemi në Tiranë 20 shkollat e para të pajisura me kamera inteligjente

14:23 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.