Fatmir Xhafaj, një nga figurat emblematike të PS-së, është kandidat në listë të hapur në Tiranë. Ai komenton optimizmin e Ramës këtë të enjte në Kuç të Vlorës, aty ku parashikoi se mazhoranca do të marrë më shumë se 78 mandate. Xhafaj tha se në Tiranë, PS-ja do të marrë 19 mandate.
”Kuçi është një fshat shumë interesant dhe si zgjedhje simbolike nuk është zgjedhje e keqe. Unë besoj se ai ka të gjithë informacionin e nevojshëm për të dhënë të dhënë një rezultat në shkallë kombëtare që nuk e kam unë.
Mua më duhet ta besoj atë sepse është kryetari i partisë dhe kryeministri i vendit. Unë besoj se qasja optimiste që ai demonstroi me shifrat i përgjigjet realitetit. Unë e shoh atë të projektuar në Tiranë. Shoh një qasje pozitive edhe pas 3 mandateve ndaj elektoratit ndaj nesh. Në Tiranë, unë besoj se ne do të marrim 19 mandate”, tha Xhafaj.