Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Fatos Lubonja: Lajmi që bënte thirrje për të dalë nga shtëpitë se do ndodhte gjëma, nuk ishte fake news

22:03 / September 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lubonja1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fatos Lubonja thotë se lajmi i publikuar në portalin e familjes Berisha, që iu bënte thirrje shqiptarëve të dilnin nga shtëpitë pasi do të ndothe gjëma, nuk është një fake news.

Duke folur për News 24, ai shprehet se fake neës është tjetër gjë, jo ai që publikoi portali i drejtuar nga Çlirim Peka:

“Ajo që mendoj unë është se ajo që kishte ndodhur gjatë gjithë natës pas tërmetit të parë, shumë njerëz kanë mbetur gjithë natën pa gjumë nga ankthi e frika. 

Duke iu referuar dhe përvojave si ajo që ka ndodhur në Itali, mendoj se ky është shkaku kryesor i atij ankthi. 

Ishte krijuar një ankth i cili pastaj shpërtheu nga një lajm që u shpërnda.

Më duket se është normale në një farë mënyre që të ndodhë një gjë e tillë. 

Ishte një fake news thonë. Unë nuk mendoj se dikush e ka bërë për panik. 

Mendimi im është që fake news më i madh është tjetër gjë.

Thoshte Kim Mehmeti, po vodhe 50 euro dënohesh me burg, po vodhe 50 milionë euro je i nderuar. 

Kur bie një tërmet ti duhet të dalësh dhe të rrish në ndonjë fushë. Kështu si e kanë bërë këta nuk ke një vend, një fushë ku të rrish. 

Tërmeti të bën të reflektosh dhe për këtë katrahurë që është bërë në qytet”, deklaroi Lubonja.

Sa i përket gatishmërisë së shtetit dhe institucioneve, Lubonja tha se prezenca reale duket pas tërmetit.

“Qeveria ishte në një farë kuptimi fatlume që dëmet e këtij tërmeti nuk ishin të mëdha. 

Gatishmëria mund të ishte pak edhe propagandë, më shumë se sa prezencë reale. 

Prezencë reale është ajo që do vijë mbrapa. Instituti i Sizmologjisë nuk e di a ekziston”, tha Lubonja.

Fatos Lubonja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.