Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Fatos Nano me pranga në zyrën e Taulant Ballës

20:38 / June 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fatos nano taulant balla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe pse është politikan i brezit të dytë në Partinë Socialiste, Taulant Balla është i vetmi që bashkon gardën e vjetër me të renë.

Zyra e tij për merak, në katin e dytë në selinë e PS-së është pothuajse një muze i vogël. Flamuj, stema, orendi të vjetra që ndodhen aty janë memoria historike që flasin shumë.

Por mes fotografive që janë fiksuar në mur një është shumë e veçantë. Qëndron në qendër të zyrës, ka kornizë speciale dhe është e llojit “foto sa një mijë fjalë”. Aty shfaqet Fatos Nano, kryetari i parë i Partisë Socialiste me pranga në duar në sallën e gjyqit.

Ai u arrestuar më 30 korrik të vitit 1993 dhe u dënua me 12 vjet burg për vjedhje përmes mashtrimit në favor të tretëve.

Nano u lirua më 13 mars 1997 pasi qëndroi 1516 ditë në qeli dhe më pas mori pafajësi. Po përse Taulant Balla e ka vendosur foton e tij në qendër të zyrës? Sigurisht që ka në një arsye dhe kjo lidhet me mirënjohjen. Në një farë mënyre Fatos Nano ka qenë mentori politik i Taulant Ballës.

Ishte ai që e afroi djalin e ri nga Librazhdi për ta qenë në strukturat e PS , më pas në kabinetin e tij dhe në vitin 2005 në listat në garën për deputet dhe që Balla fitoi. Pas kësaj kohe Fatos Nano u largua nga drejtimi i PS dhe në vend të tij kryetar u zgjodh Edi Rama.

Për fatin dhe zotësinë e tij Tualant Balla ka bërë një karrierë të suksesshme me kryetar Edi Ramën dhe këtë ai e vlerëson pa masë, por njëkohësisht nuk e harron Fatos Nanon.

Një mirënjohje që e ka të stampuar në një fotografi që e tregon këtë por tregon njëkohësisht dhe sakrificën e Partisë Socialiste në vite. Dhe që fotoreporterja e grupit mediatik “Fjala”, Fatjana Kazani, i fiksoi të dy në një fotografi të vetme si foto e ditës:

“Fatos Nanon me pranga në sallën e gjyqit dhe Taulant Ballën duke dhënë një intervistë për emisionin “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU”.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 2026

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.